Këngëtarja Fjolla Morina është arrestuar sot në Prishtinë, por e njëjta tashmë është liruar.
Kështu ka konfirmuar për Gazetën Insjaderi, avokati i këngëtares Fjolla Morine, Fanol Krasnqi.
Lidhura me rastin zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha në një prononcim për Gazetën Insajderi ka thënë se Morina është ndaluar për verifikim bazuar në një urdhër aktiv ndërkombëtar
“Lidhur me personin e apostrofuar nga ana juaj, e njëjta është ndaluar për verifikim bazuar në një urdhër aktiv ndërkombëtar dhe duke marr parasysh vendimet e organeve të drejtësisë, me urdhër të prokurorit e njëjta është lënë e lirë. Për detaje tjera luteni që të ju adresoheni organeve të drejtësisë”, ka thënë Hoxha për Insajderin.