Duke qenë që lidhja e tyre nisi në kushte të pazakonta, Luizi nuk kishe mundësinë që t’i tregonte shumë gjëra nga jeta e tij private Kiarës, prandaj një paralajmërim për atë që do të mund të kuptonte pas daljes nga BBVA, këngëtari ia bëri mbrëmë teksa po qëndronin bashkë në shtrat.
“Kur të dalësh jashtë do të dëgjosh shumë gjëra për mua që kanë thënë, a do të ndikojnë këto te e unë e te ti, do të thonë e ka për lojën Kiarën, e beson ti këtë”, i tha Luizi.
Më pas, Kiara e pyeti nëse bëhej fjalë për ndonjë gjë të rëndë apo vese të këqija që ai mund të ketë.
“Pse çfarë ke bërë ti që të tmerrohem unë, ku ka zë s’është pa gjë, ke ndonjë gjë së nuk ma ke thënë që është e rëndë, se nuk të njoh fare nga jashtë, çfarë ke bërë në të kaluarën, vese të këqija”, iu drejtua Kiara.
“Kujt i thua e rëndë, kam bërë gjithçka, nuk më ka mbetur asgjë merak” , tha tutje Luizi.