Aktorja Sofia Vergara uroi të gjithë për ditën kombëtare të kafesë në një mënyrë të veçantë. “Plotësisht kolumbiane”, ka shkruar ajo pranë një fotografie në të cilën është krejtësisht e zhveshur në kokrra kafeje, dhe që mbulojnë pjesët e saj intime të trupit, transmeton FrontOnline.
Në më pak se 30 minuta, kolumbiania e bukur mori më shumë se 100,000 pëlqime, dhe komentet për bukurinë e saj vetëm sa vinin.
Vergara, në të gjitha emisionet në të cilat është e ftuar, si dhe në intervista, tregon se sa krenare është për origjinën e saj kolumbiane dhe sa e do kafen, dhe shpesh në shfaqje argëtuese bën shaka për cilësinë e dobët të kafesë amerikane dhe sesi ajo mund të pijë vetëm kolumbiane./FrontOnline/