Cristiano Ronaldo e bëri dje një veprim të çuditshëm gjatë një konference shtypi.
Futbollisti portugez mori dy shishet e Coca-Colas që ishin pranë tij, dhe i largoi duke i zëvendësuar me një shishe të ujit, përcjell FrontOnline.
“Ujë, ujë, pini ujë”, kishte thënë sulmuesi portugez pas këtij veprimi.
Por, ndikimi i këtij veprimi ka qenë i jashtëzakonshëm. Kjo i ka kushtuar kompanisë “Coca-Cola” plotë katër miliardë dollarë.
Gjesti i largimi të shisheve nga tavolina, i kushtoi “CocaCola”-s një rënie prej 1.6 përqind në stokun e tyre.
Në terme ekonomike, “Coca-Cola” ra nga 242 miliardë vlerë, në 238 miliardë vlerë. Një humbje totale prej 4 miliardë dollarësh në më pak se 24 orë./FrontOnline/
https://twitter.com/goal/status/1404716751988928515?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1404716751988928515%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fdemokracia.com%2Fveprimi-i-cristiano-ronaldos-i-kushton-kater-miliarde-kompanise-cocacola-brenda-24-oreve%2F