×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Për 24 orë, tri raste të dhunës në familje në Kosovë

    FrontOnline
    20 Shtator 2019

    Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka bërë të ditur se dje gjatë ditës në Kosovë janë paraqitur tre raste të dhunës në familje.

    Fillimisht, u bë e ditur se një person është arrestuar në Fushë Kosovë, pasi që i njëjti në gjendje të dehur e ka rrahur gruan e tij duke i shkaktuar lëndime trupore. E njëjta ka pranuar tretman mjekësor, derisa i dyshuari me vendim të prokurorit u dërgua në mbajtje.

    Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Ashkali, pasi që i njëjti (në gjendje të dehur) ka sulmuar fizikisht viktimën femër K/Ashkalike të cilës i ka shkaktuar lëndime. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në njoftim të policisë.

    Rasti tjetër i lajmëruar ku burri ka ushtruar dhunë ndaj gruas ka ndodhur mbrëmë në Komunën e Podujevës.

    Policia ka bërë të ditur se kanë arrestuar një person pasi që ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, derisa të njëjtin u bë e ditur se e kanë dërguar në mbajtje.

    Është arrestuar i dyshuar mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimën femër K/Shqiptare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

    Në anën tjetër, në Pejë është arrestuar mbrëmë rreth orës 21:00 një person pasi që i njëjti kishte sulmuar vëllanë e tij.

    I dyshuari mashkull K/Shqiptar ka sulmuar fizikisht viktimën vëllanë e tij K/Shqiptar. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore. Ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje”, ka bërë të ditur policia. /Front Online/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Në një lidhje live nga Doha për Euronews Albania, regjisori producenti Eki Rrahmani foli mbi situatën e tensioneve që ka përfshirë gjithë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Pentagoni ka publikuar emrat e katër ushtarëve rezervë të Ushtrisë Amerikane të vrarë në luftën kundër Iranit. Ata ishin midis gjashtë anëtarëve...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.