Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë ka arritur në 17 mijë e 139 persona.
Që nga muaji mars kur edhe u konfirmuan rastet e para, institucionet përgjegjëse në vend ndërmorën masa të shumta në mënyrë që të parandalohet përhapja edhe më e madhe e këtij virusi.
Muaj më vonë me të votuar ligji në Kuvendin e Kosovës, edhe Policia e Kosovës nisi të merret me rishpërndarjen e tiketave për mos-respektim të masave anti-COVID.
Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 117 tiketa në bazë të ligjit COVID-19.