×
  • Lajme
  • Lajme

    Për 12 muaj, afër 22 mijë aksidente dhe mbi 711 mijë gjoba nga Policia

    FrontOnline
    01 Janar 2025

    Në periudhën nga 1 janari deri më 23 dhjetor 2024, aksidentet fatale në Kosovë kanë rënë me 7.37 për qind duke shënuar 88 raste, krahasuar me 95 aksidente fatale në të njëjtën periudhë të vitit 2023.

    Numri i personave të vdekur ka rënë me 8.57%, duke shënuar 96 viktima në vitin 2024, krahasuar me 105 në 2023-ën.

    Po ashtu, aksidentet me lëndime janë ulur me 7.20%, nga 8 mijë e 509 në 7 mijë e 896 aksidente.

    Aksidentet me dëme materiale kanë pësuar një ulje të vogël prej 2.53%, nga 14 mijë e 214 aksidente në vitin 2023 në 13 mijë e 854 aksidente në vitin 2024

    Gjithsej, aksidentet kanë rënë me 4.29%, nga 22 mijë e 818 aksidente në 2023 në 21 mijë e 838 aksidente në 2024.

    Ndërkohë, gjobat e shqiptuara nga Policia e Kosovës janë rritur me 12.86%, nga 630 mijë e 847 gjoba në vitin 2023 në 711 mijë e 953 gjoba në vitin 2024.

    Policia e Kosovës, ka theksuar se mbetet e përkushtuar për të ofruar siguri për qytetarët e Kosovës dhe për të ruajtur besimin dhe transparencën, duke respektuar ligjet dhe garantuar të drejtat e njeriut.

     

    Nga Rubrika
    Lajme03 Janar 2025
    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK) dhe kanidati për kryeministër të Kosovës, nga radhët e kësaj partie, Lumir Abdixhiku ka njoftuar për hapjen...
    Lajme03 Janar 2025
    Agron Kacoli, njeriu që i ka qëndruar pranë në çdo situatë për 25 vjet ish-diplomatit Anton Berisha, ka bërë një postim prekës...
    Lajme03 Janar 2025
    Një aksident i rëndë mes dy veturave ka ndodhur sot rreth orës 12:45 në rrugën Klinë-Ujmir, saktësisht në fshatin Pograxh. Rastin e...
    Të tjera
    Lajme03 Janar 2025
    Të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me kushte për riga shiu dhe reshje bore. Temperaturat minimale do...
    Lajme03 Janar 2025
    Deri në tri orë është pritja e veturave për të dalë nga Kosova në pikëkalimin kufitar në Merdarë, ndërsa deri në 1.5...
    Lajme03 Janar 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se dje ka vizituar kullën e Konferencës së Bujanit. “Dje, gjatë një vizite në Kullën e Konferencës...
    Lajme03 Janar 2025
    Shefja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, më 1 janar kishte publikuar një video në profilin e saj në “X” ku...
    Lajme03 Janar 2025
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se viti i kaluar është certifikata e suksesit e Ndërmarrjes Publike “Ibër – Lepenc”. Kurti...
    Lajme03 Janar 2025
    Sociologu Adem Shala ka komentuar mbi rëndësinë dhe ndikimin e “mjekësisë popullore” në shoqëritë moderne, duke e parë atë jo vetëm si...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.