×
  • Lajme
  • Lajme

    Për 10 muaj, kosovarët dogjën rreth 50 milionë euro në duhan

    FrontOnline
    14 Tetor 2020

    Qytetarët e Kosovës edhe këtë vit kanë vazhduar të shpenzojnë para të majme për të tymosur cigare. Në Doganën e Kosovës kanë treguar se nga janari e deri më tani në vendin tonë kohë hyrë 2 mijë e 2147 ton duhan. Vlera totale e këtij importimi është 47 milionë euro.

    Organizata Botërore e Shëndetësisë për çdo vit raporton se rreth shtatë milionë njerëz në gjithë botën, vdesin nga sëmundjet që shkaktohen nga pirja e duhanit.

    Një pasojë e tillë, përveç dëmeve shëndetësore dhe rrezikimit të jetëve të njerëzve, vlerësohet se shkakton dëme të mëdha edhe për ekonomitë e vendeve të ndryshme.

    Mirëpo, këto shifra e ky shqetësim duket se nuk vlen fare për qytetarët e Kosovës.

    Në Kosovë nga janari e deri më tash kanë hyrë 2 mijë e 2147 ton duhan nga vende të ndryshme të botes.

    Në bazë të statistikave të Doganës së Kosovës dhënë Agjencisë së Lajmeve FaktePlus, del se qytetarët kanë harxhuar për këtë periudhë kohore rreth 50 milionë euro për konsum të duhanit.

    Kurse për një person, mbi bazën e llogaritjeve nëse ai shpenzon një pako cigare në ditë, del se shpenzimet e tij vjetore arrijnë shumën minimale prej 600 deri në 900 euro.

    “Gjatë kësaj periudhe në Kosovë janë importuar 2147 ton duhan. Në lidhje me këtë, vlera totale e këtij importimi është 47 milionë euro”, është shprehur Adritik Stavileci, zëdhënës në Doganën e Kosovës.

    Tutje nga Dogana e Kosovës kanë bërë me dije se importimi i duhanit për në Kosovë, bëhet nga vende të ndryshme.

    Shtetet të cilat dërgojnë më së shumti këtë produkt në vendin tonë, është Gjermania dhe Zvicra.

    “ Shtetet që importojnë duhan në vendin tonë janë Gjermania, Zvicra, Kroacia dhe Turqia”, ka thënë Stavileci.

    Ndryshe, në Kosovë Ligji për kontrollin e duhanit ka hyrë në fuqi në vitin 2013, por që zbatimi i tij, ende vlerësohet se nuk është në nivelin e kënaqshëm.

    Sipas raportit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mbetjet e duhanit përmbajnë mbi 7,000 lëndë kimike toksike që helmojnë mjedisin, përfshirë këtu lëndë që shkaktojnë kancerin.

    Sidoqoftë, ndonëse nuk ka statistika të sakta, të dhënat që prezantojnë organet kompetente në Kosovë flasin për rreth 800 raste të reja të kancerit në vit. Numri më i madh i rasteve, i takon kancerit të mushkërive, atij të gjirit dhe lëkurës, i cili sipas ekspertëve shëndetësorë, ndërlidhet shumë me duhanin dhe duhanpirësit.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Eurodeputeti austriak, Thomas Waitz, thotë se është nevojshme që të ketë një format të ri të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Politikani serb nga Mitrovica e Veriut, Aleksandar Arsenijeviq, i ka larguar dekorimet nga sheshi i këtij qyteti. Ai përmes një videoje propagandoi...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme ka përditësuar të dhënat në lidhje me gjendjen në pikat kufitare. MPB ka bërë të ditur se pritjet...
    Të tjera
    Vip21 Dhjetor 2024
    Gili së bashku me djalin sonte nisin rrugëtimin e “BBVA”. Ata në këtë rrugëtim do të jenë si një banor i vetëm....
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka takuar strukturat e partisë në Llap, për çfarë ka thënë se takimi u...
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Sonte zhvillohet super meçi mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury, që është i dyti mes tyre brenda këtij viti. Ky duel pritet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Egli Tako është banorja e parë që ka hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Ajo është 27 vjeçe dhe ka...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur mbrëmjen e sotme të Dheu i Bardhë, në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.