Ernest Gjoka ka komplimentuar presidentin e Teutës për shkakun se i ka besuar trajnerit Martini edhe në momentet më të vështira.
Trajneri që fitoi titullin kampion me Shkëndijën e Tetovës ishte i ftuar në “Skaner” që transmetohet në “MCN TV” duke prekur temën edhe të gabimeve që bëjnë presidentët që tregohen të paduruar në mungesën e rezultateve.
“Nëse Guardiola do të ishte në Shqipëri, në tre muajt e parë, do ta kishin shkarkuar që tre muajt e parë. Kjo pasi rrinte në vendin e gjashtë, të shtatë. Për këtë arsye dua të them që trajneri kërkon kohën e tij. Këtë bëri Hasanbelliu duke i besuar Martinit deri në fund”, tha Gjoka.