“Sulmuesi më i jashtëzakonshëm që kam parë ndonjëherë është Messi – nuk kam parë kurrë diçka të tillë”, u përgjigj spanjolli duke qeshur.
Natytisht se trajneri spanjoll e vlerëson shumë norvegjezin, por që dëshiron ta mbajë atë me këmbë në tokë.
Nuk është hera e parë që Guardiola shpreh publikisht dashurinë për lojën e Messit, pasi dyshja kishin kohëra të arta në Barcelonë.
Haaland është 24-vjeçar dhe ka kohë që ta kalojë argjentinasin me gola dhe me trofe, pasi në Ligën Premier tashmë e ka dëshmuar se është një makineri e golave. /Telegrafi/