Penza dhe Bashkimi do të përballen sërish sonte (e hënë) në ndeshjen e dytë finale të “Play-offit” në Ligën e Femrave.
Në sfidën e parë të zhvilluar në Prizren, fituan vashat pejane me shifrat 63:84, përcjell FrontOnline.
Skuadra pejane do të mundohet të ngrit epërsinë në 2:0 për të qenë sa më afër titullit të kampionit, derisa skuadra prizrenase synon të barazojë shifrat në 1:1 dhe titulli të shkojë në qytetin e lashtë të Kosovës.
Penza në gjysmëfinale kishte mundur Prishtinën, ndërsa Bashkimi mposhti Vëllaznimin.
Në edicionin e rregullt, këto skuadra u takuan katër herë, ku tri herë fitoi Bashkimi, kurse një herë Penza.
Kampion i EBC Ligës së Femrave shpallet skuadra që shënon tri fitore.
Ndeshja Penza-Bashkimi do të zhvillohet sot (e hënë) nga ora 19:00./FrontOnline/