Ish-qendërmbrojtësi i Liverpoolit, Joel Matip (33 vjeç) ka njoftuar pensionimin e tij nga futbolli pasi ishte shumë afër transferimit në disa klube gjatë verës.
Të premten, gazeta gjermane “Ruhr Nachrichten S04” raportoni se kamerunasi vendosi t’i jepte fund karrierës pas lirimit nga Liverpooli.
Klubi i Premier Ligës e ka konfirmuar lajmin të shtunën përmes rrjeteve sociale.
Matip, i cili erdhi nga radhët e Schalkes, pësoi një lëndim të rëndë ligamenti dhjetorin e vitit 2023 dhe humbi pjesën e dytë të sezonit të kaluar nën drejtimin e Jurgen Klopp.
Kur aventurës së tij në Liverpool, e cili nisi nga viti 2016, i erdhi fundi, mbrojtësi me përvojë ishte bërë cak i shumë klubeve, të cilat e shihnin atë si investim të mençur.
Muajve të fundit, kamerunasi është kontaktuar nga disa klube italiane – përfshirë Juventusin dhe Romën – si edhe ish-klubi i tij Schalke.
Duket se kishte shumë alternativa për Matipin, por pavarësisht garës për të luajtur në nivel të lartë, ai vendosi t’i refuzojë të gjitha e të pensionohet nga futbolli aktiv.
Matip i ka fituar të gjitha: Premier League, Champions League, Super Kupën, Club World Cup, FA Cup, kupën Community Shield dhe dy Kupa EFL me Liverpoolin.
Po ashtu, ai e ka fituar edhe Superkupën dhe Kupën e Gjermanisë.