Pandemia u ka sjell telashe edhe pensionistëve shqiptarë në diasporë. 85 vjeçari Metë Neziraj, me qëndrim në Berlin thotë se që nga fillimi i pandemisë tre herë e ka shtyrë udhëtimin e tij për në Kosovë.
E pensionisti tjetër nga Berlini, Ramadan Gashi, thotë se në këtë kohë nën përkujdesje të shtuar preferon kryesisht ecjen në park por ndonjëherë del edhe për të blerë gjëra ushqimore.
Ndërsa Ramë Mulaj, pensionist nga Zvicra thotë se izolimin po e përjeton shumë rëndë.
Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani pensionistët në Europë janë shtresa më e atakuar e më e rrezikuar nga virusi Covid-19.