×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Pengesat ekonomike sfidojnë bashkëpunimin tregtar në Ballkan

    FrontOnline
    03 Shtator 2019

    Marrëdhëniet ekonomiko-tregtare të Kosovës me vendet e rajonit, vazhdojnë të sfidohen me probleme të ndryshme. Autoritetet në Prishtinë thonë se përjashtuar Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën, Kosova ka bashkëpunim tregtar me vendet tjera të rajonit, ndonëse jo në nivelin e avancuar. Jo rrallë herë, Kosova është ballafaquar me barriera tarifore dhe jotarifore edhe nga shtet tjera fqinje.

    Sytrime Dervisholli, drejtoreshë në Departamentin e Tregtisë në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, thotë për Radion Evropa e Lirë, se në këtë fushë ka hapësirë që raportet të përmirësohen.

    “Shkëmbimet tregtare me vendet e rajonit përbëjnë rreth 30 për qind të totalit të bilancit tregtar, do të thotë importeve dhe eksporteve. Është partneri i dytë pas vendeve të Bashkimit Evropian. Për raportet mund të them se janë relativisht të mira, por sigurisht që ka hapësirë që këto raporte të jenë më të mira në vitet e ardhshme”, tha Dervisholli.

    Qeveria e Kosovës pothuajse se ka ndërprerë tashmë marrëdhëniet ekonomike-tregtare me dy shtetet të rajonit, me Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinës, pasi që nga muaji nëntor i vitit të kaluar ka vendosur taksë 100 për qind për mallrat e importuara nga këto shtete, çka ka bërë që importi nga këto vende të bie deri në 90 për qind.

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, aktualisht mbesin shtete me të cilat Kosova ka bashkëpunim më të madh ekonomik, përkatësisht tregtar, por edhe me këto shtete, jo rrallë herë janë paraqitur barriera tarifore.

    Më herët përfaqësues të prodhueseve në Kosovë kanë pohuar se autoritetet shqiptare po i pengojnë bizneset nga Kosova që të jenë më të pranishme në tregun e Shqipërisë. Sipas tyre, prodhueseve nga Kosova po ju paraqiten barriera tarifore dhe jotarifore, si rasti i akcizës së birrës, pastaj procedurat e zhdoganimit në Shqipëri, pagesa e skanerit, noterizimi i analizave, mosmarrja për bazë e çmimit të faturës nga Dogana Shqiptare e shumë pengesa tjera, që sipas prodhuesve, po dëmtojnë konkurrueshmërinë e produkteve të Kosovës në Shqipëri.

    Kurse problemet e fundit më Maqedoninë e Veriut janë paraqitur në muajin qershor, kur Shkupi zyrtar kishte vendosur barriera tarifore për rasatin e peshkut. Më pas, Qeveria e Kosovës ishte kundërpërgjigjur duke vendosur masa reciprociteti për disa produkte të Maqedonisë së Veriut.

    Për këto barriera në fund të muajit të kaluar, dy ministrat e Tregtisë dhe Industrisë të Kosovës dhe Maqedonisë se Veriut janë takuar në Prishtinë dhe është çështje ditësh, siç thotë Dervisholli, që këto probleme të tejkalohen.

    “Mund të them se pothuajse me të gjitha vendet e rajonit ka barriera tregtare, qoftë barriera tarifore dhe jotarifore. Gjithashtu dihet se në raport me Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën ekzistojnë edhe problemet politike, do të thotë që vështirësojnë edhe më shumë të bërit biznes për afaristët kosovarë. Mirëpo, ka barriera edhe me shtetin e Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë”, tha Dervisholli.

    Përfaqësues të komunitetit të biznesit pohojnë se vendet e rajonit nuk e kanë zbatuar gjithmonë Marrëveshjen për Tregti të Lirë me vendet e Ballkanit Perëndimor (CEFTA), e cila mundëson trajtim të barabartë të të gjitha shteteve.

    Agim Shahini, kryetar në Aleancën Kosovare e Re, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se në shkëmbimet tregtare vazhdimisht ka ndikuar edhe situata politike.

    “Pengesa jotarifore vazhdimisht u janë adresuar bizneseve të Kosovës karshi vendeve të tjera. Mendoj se Kosova në shumicën e rasteve është sjell konform kërkesave të bizneseve. Por, politika ka qenë gjithmonë ajo që ka ndikuar vazhdimisht në proceset ekonomike dhe kjo vazhdon të jetë viktimë, pra bizneset kanë qenë viktimë e politikave ditore, e sidomos atyre politikave nacionaliste në Ballkan”, tha Shahini. /FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.