Pak ditë më parë, fansat e Oriola Marashit dhe Erios Grezdës vunë re se dyshja nuk ndiqej më në Instagram me njëri-tjetrin. Ky fakt i shqetësoi të gjithë, duke qenë se ata jetojnë prej pak vitesh një histori dashurie, e cila u tha se u kurorëzua edhe me fejesë. Kështu lindën dyshimet se mes tyre ka pasur një krisje në marrëdhënie dhe këto aludime në fakt rezultojnë të vërteta.
Miqtë e dyshes kanë konfirmuar se Oriola dhe Erosi janë ndarë, duke prishur në këtë mënyrë planin që kishin bërë për martesë. Sipas raportimeve, arsyeja e prishjes së fejesës së tyre ka qenë distanca dhe keqkuptimet e shpeshta për shkak të largësisë, duke qenë se Oriola nuk dëshiron të lërë karrierën si modele.
Por pas ndarjes, në rrjet nuk kanë munguar as thumbat dhe autore e tyre ka qenë përgjithësisht Oriola. Pak ditë më parë modelja ironizoi me një InstaStory ku nënkuptonte se Grezda po “I lutej”, por shumë shpejt duket se ajo është penduar për këto fjalë dhe nëpërmjet një tjetër InstaStory ajo le dyshimet për një rikthim të mundshëm me Grezdën.
“Prap të du”, shkruan Oriola në Instagram dhe për më tepër kënga e Dhurata Dorës që Oriola thekson thotë:
Edhe jetën për ty e jap
O bre zemër ku po shkon? Mos ik
Hajde kapëm edhe trego rri se veç ty
T’du, ouh, ouh, ouh
Prape te du, ouh, ouh, ouh
Ndërkohë Grezda është I tërhequr për dedikime në rrjetet sociale duke ja lënë “stafetën” Oriolës për të na bërë me dije se ç’po ndodh me lidhjen e tyre dhe mesa duket shpresa paska ende.