Rio Ferdinand u shpreh i zhgënjyer me akordimin e penalltisë në ndeshjen mes Francës dhe Portugalisë.
Në pjesën e parë, Kylian Mbappe u faulua në zonë dhe gjyqtari akordoi penallti në mënyrë të dyshimtë, shkruan FrontOnline.
Ndaj kësaj ka reaguar edhe ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit, Rio Ferdinand.
“Ky është vendim i tmerrshëm. Unë kam qenë kritik ndaj Semedos, por kjo nuk ishte penallti”, ka thënë FerdinandKujtojmë që këtë penallti të akorduar në gol e shndërroi sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema.
Takimi mes Francës dhe Portugalisë përfundoi 2-2, dhe të dyja këto kombëtare u kualifikuan nga grupi F./FrontOnline/
https://streamable.com/9yvmd9