Komiteti Olimpik i Kosovës dhe organizata “Let’s Do It Kosova ” kanë shënuar Ditën Ndërkombëtare të Sportit dhe Ambientit.
Me rastin e kësaj dite KOK-u dhe “Let’s Do It Kosova” kanë mbjellë Pemën Olimpike 2021 në oborrin e QKUK-së.
Përveç saj, janë mbjellë edhe disa pemë të tjera për të siguruar një ambient më të pastër.
Pjesë e këtij aksioni ishte presidenti i KOK-ut Ismet Krasniqi dhe udhëheqësi i “Let’s Do It Kosova” Luan Hasanaj.