Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Levoshë të Pejës.
Një punëtor atje ka rënë nga shtylla elektrike në të cilën ishte duke punuar dhe nga plagët e marra ka vdekur.
Rastin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Punëtori ka qenë duke punuar në shtyllën elektrike ende nuk e dimë a ka qenë në kontakt me energjinë që është rrëzuar apo jo, por mjeku e ka konstatuar vdekjen e tij”, ka thënë Fadil Gashi./Front Online