Një person në gjendje të dehur ka sulmuar të premten një polic.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Mbreti Pirro”, rreth orës 01:20.
“Pejë 26.07.2024 – 01:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për arsye se i njëjti në gjendje të dehur kishte penguar dhe sulmuar zyrtarin policor derisa po merrej me rastin Prishje e rendit dhe qetësisë publike”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.
Policia shton tutje se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt.