Policia e Kosovës, Rajoni i Pejës kanë njoftuar se kanë arrestuar një person pasi që të njejtit gjatë kontrollit i kanë gjetur në bagazh një armë me dylbi me disa fishekë si dhe një dhi e egër, kafshë e mbrojtur me ligj të cilën i njejti e kishte vrarë.
Policia ka njoftuar se të njejtin e kanë arrestuar mbrëmë rreth orës 19:00.
“Gjatë kontrollit në bagazhin e veturës është gjetur një armë me dylbi, 17- copë fishekë të të njëjtës armë, 19- fishekë të kalibrit 12 mm, dhe një kafshë (dhi e egër) e vrarë kafshë e cila është e mbrojtur me ligj”, thuhet në njoftim.
“I dyshuari: P. L. i lindur 1984 m/k/sh, është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit të shtetit lirohet në procedurë të rregullt”, kanë bërë të ditur nga policia.