Një person është arrestuar në Pejë, pasi që dyshohet se në gjendje të dehur, kishte kanosur verbalisht zyrtarin policor.
Policia, përmes raporti 24 orësh ka njoftuar se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Pejë 07.07.2022 – 01:03. Një mashkull kosovar është arrestuar për shkak se në gjendje të dehur, kishte kanosur verbalisht zyrtarin policor derisa ishte në detyrë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur në raport./Front Online