Është arrestuar një burrë në Pejë nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht gruan.
Policia ka njoftuar se i dyshuari ka qenë nën ndikim të alkoolit me 1.58 promila.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Rasti është inicuar si dhunë në familje.