Një person ën Pejë është goditur nga ekskavatori.
Policia, përmes raporti 24 orësh ka njoftuar se i njëjti është dërguar për tretman mjekësor fillimisht në Spitalin e Pejës e më pas në QKUK-Prishtinë.
Lidhur me rastin drejtuesi i ekskavatorit është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Pejë 16.02.2023-15:20. Raportohet se gjatë punimeve me ekskavator dhe si pasoj e një defekti , me shportë të ekskavatorit është goditur viktima mashkull kosovar me ç’rast ka pësuar lëndime trupore dhe i njejti është dërguar për tretman mjekësor fillimisht në Spitalin e Pejës e më pas në QKUK-Prishtinë. Lidhur me rastin drejtuesi i ekskavatorit është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./Front Online