×
  • Lajme
  • Lajme

    Peci: Vendimi i KQZ-së për Listën Serbe nuk mund të konsiderohet për konsum ditor

    FrontOnline
    24 Dhjetor 2024

    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka thënë se vendimi i KQZ-së për mos certifikimin e Listës Serbe nuk mund të konsiderohet si vendim për konsum ditor.

    Peci tha se nuk duhet të lejohet të krijohen emërtime e formulime të tilla që kontestojnë shtetësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.

    “Aq më tepër kur dihet që ata janë të involvuar në veprime terroriste dhe të pjesë së sulmeve në këto dy vitet e fundit në veri. Kjo nuk mund të tolerohet edhe të vazhdohet edhe më tutje duke tentuar të përligjet, kontestohet shtetësia e pjesa zyrtare e emërimit, Republika e Kosovës”, tha ai.
    Peci  tha se mekanizmat kushtetues, siç është KQZ-ja funksionojmë mbi bazën e legjislacionit e Kushtetutës dhe çdo subjekt politik që synon garën zgjedhore duhet të plotësojë kuadrin ligjor.

    “Nuk mund të ketë aspekt të diskriminimit pozitiv në rrethana të tilla për shkak që çdo iniciativë apo çdo subjekt politik duhet t’i nënshtrohet pjesës së kompletimit të pakos së ligjeve e kritereve që duhet plotësuar. Përderisa eksitojnë edhe mekanizma të tjerë të ankimimit sigurisht që ata e shfrytëzojnë të drejtën derisa të ezaurohet çdo mundësi ligjore e kushtetuese. Unë nuk i di të gjitha specifikat e brendshme se si kanë ardhur deri tek një vendim i tillë, por në anën tjetër të gjithë duhet përfundimisht të jenë të vetëdijshëm që funksionimi i shtetit ligjor dhe e drejta kushtetuese e ligjore duhet të funksionojë për të gjithë pa përjashtim”, tha ai, për RTK.

    Tha se nuk mund që njëkohësisht të jesh pjesë e institucioneve të Kosovës edhe njëkohësisht të punohet në baza ditore për të minuar shtetësinë e Kosovës.

    Bashkëdrejtuesi i partisë Guxo foli edhe për zgjedhjet dhe partneritetin me Vetëvendosjen.

    Tregoi se këshilli i përgjithshëm i partisë kishte diskutuar për gati 6 orë dhe shumica e anëtarëve ishin që partneriteti të vazhdohej.

    “Ka ekzistuar një vlerësim që shkuarja ndaras e Vetëvendosjes dhe Guxo hapë mundësinë që të rrezikohej bashkërisht një rezultat prej 50 për qind”, tha Peci.

    I pyetur se si mund ta dinë forcën e tyre kur janë bashkë në një listë me Vetëvendosjen, tha se atë nuk mund ta dinë me saktësi, por nuk garojnë për të treguar forcë te LVV-ja, por për të dhënë dëshminë se një partneritet që ka ekzistuar në këtë qeveri meriton edhe një mandat të dytë.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Armenia ka njohur zyrtarisht pasaportat e Kosovës, përfshirë ato të rregullta, diplomatike dhe zyrtare. Këtë e bëri të ditur para disa ditësh...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Mazllum Baraliu, ka reaguar në lidhje me moscertifikimin e Listës Serbe, duke dhënë një shpjegim...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas ankesave nga qytetarët për reduktime të rrymës dhe paralajmërimit të kryeministri Kurti se do...
    Të tjera
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se arsyeja e moscertifikimit të Listës Serbe për zgjedhjet...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Avokati kosovar, Arbër Jashari, për “Front Online” është shprehur se për realizimin e kompensimit të dëmeve të luftës nga Serbia, ekzistojnë vetëm...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Moti sot në Kosovë pritet të jetë kryesisht i vranët, me fjolla bore në disa zona. Në mëngjes parashihen po ashtu kushte...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Besimtarët e krishterë në të gjithë botën festojnë sot një nga ngjarjet më të rëndësishme të kalendarit të tyre fetar atë të...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Avokati Artan Qerkini ka deklaruar për “Front Online” se për zgjidhjen e çështjes së dëmeve të luftës, është e nevojshme që të...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, e vlerësoi negativisht deklarimin e kryeministrit Kurti se priten sulme terroriste para, gjatë dhe pas festave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.