×
  • Lajme
  • Lajme

    Peci në Berlin: Po rriten kërkesat për ushqimet tona tradicionale

    FrontOnline
    03 Tetor 2024

    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Festivalit Global Shqiptar të Gastronomisë, i cili është duke u mbajtur në Arena Halle në Berlin.

    Bëhet e ditur se në këtë festival po promovohen prodhues, biznese e agrobiznese mbarëshqiptare, të cilët do të kenë edhe mundësinë e ndërtimit të urave të reja të bashkëpunimit.

    Në një njoftim të kësaj ministrie thuhet se ministri Peci ka treguar se MBPZhR-ja mbështet pjesëmarrjen e Unionit të Turizmit të Kosovës, si promovues të potencialit agroturistik si dhe Shoqatën e Verëtarëve të Kosovës, si sinonimin e cilësisë së sektorit të verëtarisë.

    “Turizmi dhe diaspora kanë rritur kërkesën për autenticitetin e shijes shqiptare. Kjo lidhet me hapjen e kufijve, nevojën për të shijuar, ri-vitalizuar shijen, gërshetuar e sprovuar bukën e vjetër në pjatë të re. Trashëgimia buknore shqiptare është bërë sikurse sofra, një rreth që na bashkon rreth flisë rrethore/diellore, pranë së cilës vendosen produktet e tjera, që nga tërhana e deri tek djathi i Sharrit”, ka thënë ministri Peci.

    Gjithashtu, ministri ka theksuar se kulinaria shqiptare shquhet për pjekjen mbi zjarr, bylmetin origjinal dhe barishtet lokale. E kur këtyre u shtohet mikpritja shqiptare kjo kuzhinë bëhet unike në sofrën globale.

    Ndryshe, Festivali Global Shqiptar i Gastronomisë, do të jetë i hapur edhe sot për promovimin  e potencialit zhvillimor që ka sektori i agroturizmit dhe ekoturizmit në Kosovë.

     

     

    Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo vizitë në KEDS
    Nga Rubrika
    Lajme03 Tetor 2024
    Deputetja e VV-së, Drita Millaku, sot pritet të kalojë në LDK, bëjnë të ditur burimet e portalit FrontOnline. Sipas këtyre burimeve, Millaku...
    Lajme03 Tetor 2024
    Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, gjatë një interviste në RTV 21, ka folur për shumë tema, përfshirë zgjedhjet, narracionin...
    Lajme03 Tetor 2024
    “Ne po punojmë dhe jemi të përkushtuar që 10-vjetori i Procesit të Berlinit të jetë i suksesshëm”. Kështu iu përgjigj Qeveria e...
    Të tjera
    Lajme03 Tetor 2024
    Punëtorët e arsimit nga komuna e Vitisë nesër nga ora 11:00 pritet të protestojnë para Qeverisë së Kosovës. Shkak për këtë hap...
    Lajme03 Tetor 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në përmbyllje të takimeve në Poloni, ka biseduar me diasporën shqiptare atje. Në një komunikatë...
    Lajme03 Tetor 2024
    Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka bërë të ditur se prona ku ndodhi shpërthimi i mbrëmshëm në veri, i takon ish...
    Lajme03 Tetor 2024
    Zëvendësministri i pushtetit lokal Arbër Vokrri ka mohuar zërat se qeveria e Kosovës po e përdorë çështjen e veriut për fushatë elektorale,...
    Bota/Rajoni03 Tetor 2024
    Gjermania feston Ditën e Bashkimit. Por megjithë dinamikën e përgjithshme pozitive edhe 35 vjet pas rënies së Murit të Berlinit mes landeve...
    Bota/Rajoni03 Tetor 2024
    Kuvendi i Shqipërisë mblidhet ditën e sotme pa 24 deputetë të opozitës, të cilët janë përjashtuar për kaosin dhe veprimet e dhunshme...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.