×
  • Lajme
  • Lajme

    Peci – Mustafës: Më mirë do të ishe ndi nën kryetarllekun e Thaçit, por ç’të bëjmë, s’është më

    FrontOnline
    23 Janar 2021

    Faton Peci, këshilltar politik i ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, i ka reaguar kreut të LDK’së, Isa Mustafa, pasi ky i fundi deklaroi për shefen e Pecit se nuk duhet të jetë më në presidencë. Kjo, pas akuzave që u.d. e presidentit pati karshi integritetit të KQZ’së.

    Peci, njëherit edhe kandidat për deputet në listën e Vetëvendosjes, me anë të një postimi në ‘Facebook’, iu është drejtuar Mustafës, duke i thënë se “më mirë do të ishe ndi nën kryetarllëkun e ish-presidentit Thaçi, por ç’të bëjmë, nuk është më.

    Ai, tutje e ka akuzuar Mustafën për shfrytëzimin e postit të presidentit për pazare politike, teksa ka mbrojtur shefen e saj, duke e cilësuar si gardiane të institucioneve.

    Ky reagim vjen menjëherë pas deklarimit që Mustafa pati në FB.

    Shefi i LDK’së e ka quajtur të turpshme që u.d së presidenti Vjosa Osmani t’i kërcënoj sipas tij institucionet e pavarura siç është KQZ’ja.

    Mustafa tutje tha se me sjelljen e saj gjatë video-adresimit në Facebook, Osmani nuk e meriton të jetë as një orë në presidencë.

    “Adresimi i tillë i znj. Vjosa Osmani, flet se ajo është një ushtruese krejtësisht e papërgjegjshme e rolit të presidentit. Nga u.d presidentja është pritur ta mbrojë Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, të mbrojë implementimin e ligjit dhe të mbrojë institucionet e pavarura. Ajo petkun e u.d së presidentit po e abuzon me sjellje rebele dhe për interesa të saja të ngushta partiake në VV. Është e palejueshme dhe e turpshme që u.d presidentja t’iu kërcënohet institucioneve të pavarura. Me këtë sjellje, ajo nuk meriton as një orë të jetë në Presidencë”, Ka theënë Mustafa.

    Reagimi i plotë i Pecit:

    Tashmë është e ditur se ambicia e sëmurë për ta marrë postin e presidentit ka bërë që z.Mustafa t’i polarizojë skajshmërisht partitë dhe ta shkatërroj një parti me traditë (LDK), vetëm për të qenë president.

    Për fatin e mirë të Kosovës janë qytetarët ata që do të vendosin me votën e tyre se kush do të jetë president e kush kryeministër i ardhshëm i Kosovës. Koha e skemave të manipulimit, diferencimit dhe marrjes së pozicioneve përmes devijimit të vullnetit qytetar tashmë ka marrë fund. Prandaj, mendimi juaj dhe pesha juaj politike për ta përcaktuar se kush do të jetë president dhe kryeministër i takon së kaluarës. E kuptoj ndjesinë tënde. Më mirë do të ishe ndi nën kryetarllëkun e ish-presidentit Thaçi, por ç’të bëjmë, nuk është më.

    Sa për ta kthjelluar kujtesën tuaj, institucionin e presidencës e ka mbrojtur zonja Osmani, teksa ti ke synuar dhe ëndërron ta marrësh postin e presidentit me pazare politike.

    Zonja Osmani e ka mbrojtur integritetin e një institucioni të pavarur për të cilin ju dhe të tjerët duan ta shkatërrojnë me themel.

    Isë, ora politike të është ndalur. Kohë të tjera po vijnë. Kosova nuk është pazar dhe postet nuk janë në shitje. Zonja Osmani është përfaqësuese e denj në krye të shtetit. Ajo guxon, nuk ka dosje, ka vendosmëri e konsistencë. E ardhmja u takon vetëm atyre që kanë parime e guxojnë!

    Nga Rubrika
    Lajme25 Korrik 2025
    Në gjykimin ndaj Dejan Pantiq, Milun Milenkoviq – Llune, Alesander Vllajiq dhe Momir Vakiq, të akuzuar për sulmin terrorist ndaj zyrave të...
    Lajme25 Korrik 2025
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se e enjtja, 25 korrik 2025, ka sjellë një valë të pazakontë të të nxehtit, me...
    Lajme25 Korrik 2025
    Sot ka dështuar për herë të 52-të të konstituohet Kuvendi i Kosovës. Ndryshe nga herët e tjera, prezentë në sallë ishin edhe...
    Të tjera
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Presidenti amerikan Donald Trump tha të premten se kishte një shans 50-50 ose ndoshta më pak që Shtetet e Bashkuara të arrinin...
    Lajme25 Korrik 2025
    Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar se në rastin “Thaçi dhe të tjerët”, paraqitja e provave nga mbrojtja do të fillojë...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thonë se do t’u lejojnë vendeve të huaja të hedhin ushqime nga ajri në Gaza, por këmbëngul...
    Lajme25 Korrik 2025
    Një qytetar i ka shkuar tek tavolina ku po qëndronte, Fitore Pacollit. I njëjti i ka çuar deputetes Pacolli për t’ia paguar...
    Vip25 Korrik 2025
    Në prag të edicionit të sivjetshëm të Sunny Hill Festival, një prej ngjarjeve më të mëdha muzikore në Kosovë, Dukagjin Lipa ka...
    Lajme25 Korrik 2025
    Mediumi zviceran, Blick.ch, ka shkruar për një rast që raportohet të ketë ndodhur në një qytet të Kosovës nga një mërgimtar zviceran....
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.