×
  • Lajme
  • Lajme

    Peci i kundëpërgjigjet Ganimete Musliut në lidhje me Vjosa Osmanin

    FrontOnline
    06 Nëntor 2020

    Këshilltari i Vjosa Osmanit, Faton Peci, iu është përgjigjur të gjitha kritikave që kanë shkuar së fundmi në drejtim të shefës së tij, me theks të veçantë atyre të deputetës së PDK-së, Ganimete Musliu.

    Ai përmes një postimi ka thënë se marrja e shpejtë e postit të presidentit, siç bëri Osmani, është obligim kushtetues e jo çështje dëshire.

    Sipas tij, vetë pozita, është e atillë që nuk lejon të ketë vakuum institucional as edhe për një orë, e lëre për më gjatë.

    Shkrimi i tij i plotë:

    Të gjithë ne, e sidomos personat që marrin pjesë në bërjen e ligjeve, duhet ta dijnë se ushtrimi i një funksioni shtetëror nuk është çështje dëshire, por obligim kushtetues. Në rastin e pozitës së Presidentit, ky obligim është shumëfish më i madh sepse për dallim nga pozita e Kryeministrit e Kryetarit të Kuvendit, Presidenti nuk ka Zëvendës, që do të mund ta zëvendësonin. Pra, nuk lejohet të ketë vakuum institucional as edhe për një orë, e lëre për më gjatë. Pra, UD. Presidentja Osmani ka bërë pikërisht atë që ia kërkon kushtetuta.

    Duke qenë se disa i trajtojnë kushtetutën e ligjet si “llastiku”, i kuptueshëm një turfullim i tillë i tyre! Ama, mos harroni se tradita institucionale nuk ndërtohet mbi bazën emotive të situatave të krijuara. I pëlqeu dikujt apo jo, UD.Presidentja Osmani është aty sipas obligimit kushtetues dhe kjo duhet të jetë nder për gjithsecilin. Ajo aty nuk është vetëm. Ka pas vete afro 200 mijë vota, të cilat i japin legjitimitet përfaqësimit. Shteti nuk mund të mbetet peng i qasjes përplot urrejtje që persona të caktuar, brenda e jashtë politikës, kanë ndaj Znj.Osmani. Transferi i pushetit është standard demokratik, ndaj është leksion i mësuar, të cilin nuk duhet ta anashkaloni.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Nëntor 2024
    Pushteti ka shkruar për ligjin për çmimet tavan në produktet bazë, që ishte miratuar në tetor të 2022-s e ishte rrëzuar një...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Largimi i zyrtarëve policor të etnisë serbe nga detyra e tyre në veri të vendit, nuk ka ndikuar që qytetarëve atje të...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës njofton se ka realizuar me sukses një trajnim të specializuar për trajnerët e imunitetit diplomatik. Sipas njoftimit ky trajnim...
    Të tjera
    Vip16 Nëntor 2024
    Edi i ka shpjeguar Burimit se si e kishte bërë gjumin në natën e parë brenda shtëpisë më të famshme në vend,...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Kosovës e ka lëshuar mbrëmë stadiumin në minutat e fundit të ndeshjes kundër Rumanisë pas thirrjeve raciste që janë bërë...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli, ka kërcënuar me gjykatë të gjithë gazetarët dhe analistët që ia kanë përmendur emrin për grantin që...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka përforcuar kapacitetet e saj me automjete, duke pranuar një numër të automjeteve të tipit kombi-bus,...
    Vip16 Nëntor 2024
    Banorja e re e Big Brother VIP Kosova, Anisa e ka zgjuar Burimin nga gjumi. “Çohu prej gjumit, çohu poshtë”, është shprehur...
    Vip16 Nëntor 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri ka paralajmëruar këngën e re. “Tranquilo” do të titullohet kjo këngë, dhe është pjesë e albumit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.