Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, e ka mbrojtur vendimin e KQZ-së për moscertifikimin e Listës Serbe.
Ndonëse e ka pranuar se nuk i di rrethanat se si ka ardhur deri të ky vendin, ai ka thënë se nuk mund të këtë aspekt të diskriminimit pozitiv në rrethana të tilla.
“Nuk mund të ketë aspekt të diskriminimit pozitiv në rrethana të tilla për shkak që çdo iniciativë apo çdo subjekt politik duhet t’i nënshtrohet pjesës së kompletimit të pakos së ligjeve e kritereve që duhet plotësuar. Përderisa eksitojnë edhe mekanizma të tjerë të ankimimit sigurisht që ata e shfrytëzojnë të drejtën derisa të ezaurohet çdo mundësi ligjore e kushtetuese. Unë nuk i di të gjitha specifikat e brendshme se si kanë ardhur deri tek një vendim i tillë, por në anën tjetër të gjithë duhet përfundimisht të jenë të vetëdijshëm që funksionimi i shtetit ligjor dhe e drejta kushtetuese e ligjore duhet të funksionojë për të gjithë pa përjashtim”, ka thënë ai për RTK-në.