Zëdhënësi i PDK’së, Avni Bytyqi, ka akuzuar Vjosa Osmanin, ushtruese e detyrës së presidentit, se po sulmon Komisionin Qendror Zgjedhor. Osmani nëpërmjet një shkrimi në Facebook, tha se nëse edhe njëherë abuzohet me KQZ’në sikur ditën e djeshme do të detyrohet të ndërmarrë masa.
Bytyqi tregon arsyet, për shkak të të cilave, sipas tij, Osmani s’mund të mbrojë këtë institucion.
“Vjosa Osmani në stilin e Trumpit, duke e vazhduar sulmin ndaj KQZ-së”, shkroi Bytyqi në Facebook.
“E natyrshme, nuk mundet ajo të mbroj një institucion kur vet është pjesë e orkestrimit”, shtoi ai.
U.d së presidentit Vjosa Osmani përmes Facebook’ut ka folur për moscertifikimin e disa subjekteve politike dhe listave të tyre për deputetë nga ana e Komisionit Qendror Zgjedhor.
Sipas saj edhe kryetarja Valdete Daka duhet ta përmbush detyrimin e saj ligjor ashtu edhe siç edhe është betuar.