Partia Demokratike e Kosovës (PDK), pas shpalljes së rezultateve përfundimtare nga ana e KQZ-së, ka thënë se këto rezultate janë pasqyrë dhe shembull i nivelit të lartë të demokracisë në vend.
“Të nderuar anëtarë, simpatizantë dhe përkrahës të Partisë Demokratike të Kosovës, Faleminderit për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme. Faleminderit mijëra herë për secilën votë tuajën, për besimin e dhënë. Rezultatet e zgjedhjeve të 14 shkurtit janë pasqyrë dhe shembull i nivelit të lartë të demokracisë në vend”, thuhet në njoftimin e PDK-së.
PDK thekson se votën e qytetarëve do ta kthej në anagzhim në të mirë të tyre.
“Votën tuaj, PDK do ta arsyetojë me punë dhe angazhim në të mirë të qytetarëve të Kosovës”, thuhet në njoftim./Front Online/