×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK propozon që transporti publik në Prishtinë të jetë falas dimrit

    FrontOnline
    01 Nëntor 2020

    Dega e PDK’së në Prishtinë sot ka propozuar që transporti publik në kryeqytet të jetë pa pagesë nga muaji nëntor deri në mars.

    PDK thotë se këtë propozim e ka bërë për të ulur ndotjen e ajrit në kryeqytet dhe për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

    Asambleistja e PDK-së, Suzana Vuqitërna-Kika, ka thënë se personat me sëmundje kronike janë më të prekshëm nga sëmudnjet sekondare, siç janë gripi dhe infeksionet.

    “Një numër gjithnjë e më i madh njerëzish të ekspozuar ndaj ndotjes së rëndë të ajrit vuajnë nga sëmundje të identifikuara si sëmundje që rrisin ndjeshmërinë ndaj COVID-19. Personat me probleme kronike të mushkërive dhe zemrës të shkaktuara ose të përkeqësuara nga ekspozimi afatgjatë ndaj ndotjes së ajrit, në përgjithësi janë më të prekshëm nga sëmundjet sekondare, siç janë gripi ose infeksionet. Dy faktorët kryesorë në lidhje me COVID-19 janë rreziku i marrjes së sëmundjes më shpejt sesa personat e shëndetshëm, dhe rreziku i shfaqjes së një reaksioni më të rëndë kur merret sëmundja. Prandaj, ulja e ndotjes së ajrit mund të ndihmojë në uljen e ashpërsisë se virusit”, deklaron ajo.

    Nënkryetari i PDK-së në Prishtinë, Ilirik Musliu tha se PDK në Prishtinë duke e parë që qytetarëve po ju kanoset edhe një rrezik tjetër shëndetësor, ai i përhapjes së sëmundjeve respiratore ka menduar një zgjidhje me efekt të menjëhershëm, por që është edhe afatgjatë, ofrimin e shërbimeve të transportit publik falas nga muaji nëntor deri në muajin mars për të gjithë qytetarët e Prishtinës.

    Nënkryetari i PDK’së në Prishtinë, Ilirik Musliu, ka thënë se ofrimi i transportit publik pa pagesë, do të ulte problemin e komunikacionit të ngarkuar dhe do të ulte ndotjen e ajrit.

    “Nga analizat që kemi bërë kjo do të ishte zgjidhja më efikase. Në studimet e fundit gjatë një dite në ora 10 të paradites, me një incizim satelitor është konstatuar se në qytetin e Prishtinës ishin 120.000 vetura të pranishme në trafik, pa i llogaritur ato që kanë qenë të parkuara brenda në garazhe”, tha ai.

    “Pra, brenda ditës në Prishtinë hyjnë dhe dalin prej 70.000 – 100.000 vetura, të cilat emetojnë gazra ndotës në ambient. Nëse secila nga to shpenzon vetëm 2 litra derivate brenda qytetit, atëherë imagjinojeni sa litra derivate shpenzohen brenda qytetit në vetëm një ditë. Përveç emetimit të gazrave ndotëse, imagjinojeni shumën e parave që shpenzohen në derivate. Meqenëse bileta e autobusit aktualisht kushton 40 cent për një drejtim, pra 80 cent për vajtje-ardhje dhe familjet tona i kanë mesatarisht 4 anëtarë atëherë i bie që një familje të shpenzojë 3 euro e 20 cent brenda një dite për transport publik ose 96 euro brenda një muaji apo 384 euro për 4 muaj”, ka thënë ai.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Partia Socialdemokrate (PSD), ka zhvilluar sot një aksion ku ka vendosur mbishkrimin “po pritoj me fol për autostradë” duke iu refuar ministrit...
    Lajme14 Nëntor 2024
    21 vjeçari nga Malisheva, Rilind Thaqi, ka mbetur i vdekur pas një aksidenti tragjik të ndodhur në mesnatën mes të mërkurës dhe...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza, së bashku me përfaqësuesit e “Qatar Charity” kanë qëndruar sot në fshatin...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, për FrontOnline ka folur pas deklaratës së liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili tha se kërkon...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot priti në takim gjeneralin amerikan, Wesley Clark, të cilit i shprehu mirënjohjen e popullit të Kosovës...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Modelja e njohur nga Kosova, Heidi Lushtaku, ka dhuruar një donacion prej 10 mijë euro për Qendrën për Promovimin e të Drejtave...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim ka miratuar Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se nesër dhe gjatë fundjavës Forca e Sigurisë së Kosovës do të zhvillojë trajnime në dy...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, mbrëmë mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, me rastin e shënimit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.