×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK propozon datat për zgjedhje të jashtëzakonshme/ LDK nuk është e gatshme, VV thotë se kanë marrë mandat për ta bërë Qeverinë

    FrontOnline
    19 Prill 2025

    Pas dështimit të dy përpjekjeve radhazi për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës – fillimisht më 15 prill dhe më pas më 17 prill 22025, vendi po përballet me një bllokadë institucionale.

    Seanca është thirrur sërish për të shtunën, më 19 prill, por gjasa që të shkojë gjithçka në rregull ka pak. Për dështimin e kësaj seanca opozita po e akuzon partinë fituese VV-në se nuk i kanë numrat, derisa partia fituese po e akuzon opozitën, duke thënë se po duan vakum institucional.

    E në mesin e kësaj krize politike  dhe bllokadës në konstituimin e Kuvendit të Kosovës, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka hedhur akuza direkte ndaj kreut të VV-së Albin Kurti, duke thënë se ai nuk i ka numrat për të qeverisur dhe ka dështuar ta çojë vendin përpara.

    Përballë kësaj situate, Krasniqi ka shpalosur gatishmërinë e partisë së tij për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme, duke përmendur edhe dy data të mundshme për mbajtjen e tyre: 15 ose 22 qershor.

    “Nëse dojnë këta me 15 qershor shkojmë në zgjedhje, ose me 22 qershor. Po nuk i kanë numrat këta e nuk janë që shkojnë në zgjedhje. Unë e PDK-ja jemi të gatshëm, vetëm të shkojmë në Kuvend njëherë e pastaj shkojmë në zgjedhje,” ka deklaruar ai.

     

    Deputeti i VV-së: Nuk është koha e propozimeve të datave për zgjedhje të reja

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Sali Zyba, ka folur për FrontOnline pas propozimit të kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, për shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme, duke theksuar se VV nuk është duke e bllokuar procesin dhe se kërkesat e tij nuk janë as ligjore dhe as kushtetuese.

    “VV nuk është duke e bllokuar. Protagonizmi për me u marr me këto tema. VV nuk i shmanget zgjedhjeve, kemi marrë mandat jo për ta çuar në vendin në zgjedhje, por për të garantuar një proces, e që është konstituimi i Kuvendit dhe Qeverisë,” tha Zyba për FrontOnline.

    Ai tha se kërkesa për zgjedhje të reja nuk është në përputhje me procedurat ligjore dhe kushtetuese, dhe se nuk është koha për të diskutuar datat e zgjedhjeve.

    “Kërkesa e tij nuk është as ligjore dhe as kushtetuese. Datat nuk i përcakton ai dhe nuk është as koha e propozimeve. Jemi larg me afatet dhe propozimet,” shtoi ai.

    Zyba theksoi se prioriteti i VV-së është të sigurojë funksionalizimin e Kuvendit dhe Qeverisë, dhe vetëm pas kësaj mund të vendoset për zgjedhjet e mundshme.

     “Duhet me qartësu, pastaj me vendos për datën e zgjedhjeve,” përfundoi ai.

     

    Muhaxheri i LDK-së i përgjigjet Memli Krasniqit: S’jemi të gatshëm për zgjedhje në qershor

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gazmend Muhaxheri, për FrontOnline është shprehur kundër idesë për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme në muajin qershor, siç ka propozuar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

    Ai theksoi se para çdo diskutimi për zgjedhje, duhet të bëhen përpjekje maksimale për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë.

    “Vallahi bre na njëherë duhet me e konstitu Parlamentin, me i shtjerrë gjitha ato mundësitë ligjore, pastaj kur duan shkojmë në zgjedhje, partitë politike për këtë janë,” deklaroi Muhaxheri.

    Ai u shpreh se LDK-ja nuk është e gatshme për zgjedhje në qershor, duke e argumentuar këtë sipas tij, me lodhjen e qytetarëve nga proceset e shpeshta politike.

     “S’jemi të gatshëm me shku në zgjedhje në qershor, se e kemi lodhur popullin,” tha ai.

    Sipas Muhaxherit, përgjegjësia për formimin e Qeverisë i takon subjektit të parë, që ka dalë fitues në zgjedhje.

    “Duhet me u munduar që me i shtjerrë krejt opsionet për me bërë Qeverinë edhe i takon të parit me bërë, ne s’jemi të interesuar, i takon të parit,” theksoi ai.

     

    Arifi: Propozimi i Krasniqit për zgjedhje të reja guxim për ta tunduar VV-në

    Analisti politik Dritëro Arifi për FrontOnline ka komentuar propozimin e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme, duke e cilësuar atë si një ide guximshme dhe të nevojshme për t’i bërë thirrje partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje (VV), të reflektojë për procesin e formimit të institucioneve.

    “Është mirë që është dhënë si ide. Unë mendoj se kjo përbën një lloj guximi për ta tunduar partinë e parë, që nëse nuk dëshiron me vazhduar me procese tutje për ndërtimin e institucioneve, mund të shkojmë edhe në zgjedhje,” tha Arifi.

    Sipas tij, propozimi i Krasniqit është një mënyrë për të testuar gatishmërinë e VV-së.

     “Kjo është e guximshme dhe tunduese për partinë e parë,” shtoi ai për FrontOnline.

    Arifi shtoi se afatet kohore janë teknike, por theksoi rëndësinë e kësaj ideje për të nxitur një reflektim serioz mbi procesin politik dhe mundësitë e mundshme për të tejkaluar bllokadat.

    “Afatet kohore janë teknike, por si ide është shumë e rëndësishme,” përfundoi ai.

     

    U prezantua “Master plani për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes”
    Nga Rubrika
    Lajme19 Maj 2025
    Kjo javë në Kosovë do të karakterizohet me një ngritje të ndjeshme të temperaturave, si dhe me depërtimin e koncentrimeve të pluhurit...
    Lajme19 Maj 2025
    Eugen Cakolli, menaxher i programit në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), ka deklaruar se ndërhyrja e cilitdo aktor për të zbutur tensionet...
    Lajme19 Maj 2025
    Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka bërë një postim prekës me rastin e vdekjes së babait të tij. Ai ka...
    Të tjera
    Lajme19 Maj 2025
    Prokuroria Themelore e Prishtinës ka dhënë detaje lidhur me aksionin e zhvilluar sot nga Policia në Njësinë e Patentë-Shoferëve në Prishtinë, ku...
    Vip19 Maj 2025
    Gjesti gjatë një koncerti të fundit është përballur me një situatë të pazakontë që mori vëmendje të madhe. Teksa po performonte live...
    Bota/Rajoni19 Maj 2025
    Putin thotë se telefonata me Trump ishte informuese dhe e sinqertë, raportojnë mediat shtetërore ruse. Sipas mediave shtetërore ruse, Vladimir Putin ka...
    Bota/Rajoni19 Maj 2025
    Presidenti Donald Trump ka thënë se telefonata e tij me Vladimir Putinin “shkoi shumë mirë” dhe Rusia e Ukraina “do të fillojnë...
    Lajme19 Maj 2025
    Krahas angazhimeve të shumta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe përkushtimit të vazhdueshëm për parandalimin e incidenteve dhe aksidenteve...
    Lajme19 Maj 2025
    Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj është takuar me zëvendëskryeministrin e Kurdistanit në Irak, Qubad Talabanin. Përmes një postimi në Facebook,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.