×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK Prishtinë: Qeverisjet e LDK dhe VV pa vizion për Prishtinën, cdo vit i tepron mbi 20% e buxhetit

    FrontOnline
    04 Tetor 2020

    Sot Partia Demokratike në Prishtinë ka mbajtur konferencë për shtyp ku ka folur për buxhetin e Komunës së Prishtinës i cili u miratua ditë më parë si dhe mungesën e vizionit që tradicionalisht po përcjellë cdo buxhet nga të gjitha partitë që kanë udhëhequr me kryeqytetin.

    Deputetja nga radhët e PDK-së, Eliza Hoxha tha që që nga shpallja e pavarësisë, por edhe më herët, kemi pasur një buxhet të Prishtinës të dizajnuar për komunën por jo për qytetarët.

    “Buxheti i Prishtinës tradicionalisht nuk përbushë nevojat e qytetarëve, të famlijeve, prindërve, fëmijëve, dhe gjyshërve tanë. Si pasojë, kemi një Prishtinë të paorganizuar dhe jo funksionale që në vend se të na lehtësoj, ajo na ka rënduar jetën e secilit prej nesh.”

    Sipas Partisë Demokratike në Prishtinë, buxheti i komunës së Prishtinës nuk ka paraparë asnjë vijë buxhetore për përballjen me Covid-19.

    “Ndërmarrësit e Prishtinës edhe njëherë do të jenë të vetëm në ballafaqim me krizën, pasiqë asnjë linjë buxhetore nuk është ndarë për ta. Përkundrazi, kemi zvogëlim të buxhetit për zhvillim ekonomik nga 500 mijë në 100 mijë euro” tha Eliza Hoxha.

    Sa i përket realizimit të buxhetit ndër vite, Leutrim Retkoceri, asambleist i PDK në Prishtinë tha që Prishtina që nga paslufta është kampione e tepricave buxhetore apo suficititi.

    Për shkak të planifikimeve të dobëta nga të gjitha qeveritë e deritanishme në Prishtinë, si nga LDK e poashtu nga Vetëvendosje, mesatarisht 20% e buxhetit apo rreth 17 milionë Euro i humbin Prishtinës në suficit cdo vit.

    Nga Rubrika
    Lajme10 Janar 2025
    Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verma është takuar sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Verma përmes...
    Lajme10 Janar 2025
    Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Sibel Halimi ka komentuar bojkotimin e disa mediave nga Vetëvendosje. Halimi përmes një shkrimi në...
    Lajme10 Janar 2025
    Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Sibel Halimi ka komentuar bojkotimin e disa mediave nga Vetëvendosje. Halimi përmes një shkrimi në...
    Lajme10 Janar 2025
    Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Vip10 Janar 2025
    Sot, me nisjen e spektaklit të Big Brother VIP Kosova, një nga temat më të diskutuara ishte pa dyshim Gjesti, i cili...
    Vip10 Janar 2025
    Opinionisti Milaim Zeka, ka hedhur dyshime sot në ‘Prime’ se Driloni dhe ish banorja Lela, janë njohur nga jashtë. “Për secili prej...
    Lajme10 Janar 2025
    Zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, në zbatim të një plani operativ, kanë kryer kontrolle në një shtëpi dhe...
    Lajme10 Janar 2025
    Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/konferenca e drejtorëve të armatimeve kombëtare, në kuadër...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.