×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK: Nëse VV’ja nuk arrin, ne jemi të gatshëm të marrim përgjegjësinë në formimin e Qeverisë së re

    FrontOnline
    02 Prill 2025

    Partia Demokratike e Kosovës ka dalur me njoftim pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë.

    Njoftimi i plotë:

    PDK mban mbledhjen e rregullt të Kryesisë: Kosova ka nevojë për institucione të reja sa më parë

    Prishtinë, 2 prill – Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt të Kryesisë, ku u diskutua për zhvillimet politike në vend pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, si dhe për hapat e ardhshëm pas caktimit të datës së konstituimit​ të Kuvendit nga Presidentja e Republikës më 15 prill.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, informoi anëtarët e Kryesisë për komunikimet e fundit me partitë parlamentare, me përjashtim të partive në pushtet (VV, Guxo dhe Alternativa). Ai theksoi se, nëse partia që ka dalë e para në zgjedhje nuk arrin ta formojë shumicën e nevojshme, PDK-ja është e gatshme të marrë përgjegjësinë e saj në formimin e Qeverisë së re, me Bedri Hamzën në krye të ekzekutivit.

    Në këtë proces, PDK-ja do të veprojë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe parimet demokratike, pa ndërmarrë asnjë veprim bllokues apo përpjekje që do të cenonte funksionimin institucional në seancën konstituive.

    “Ne kemi objektiva të qarta për zhvillimin ekonomik, rikuperimin dhe forcimin e marrëdhënieve me partnerët tanë strategjikë, si dhe avancimin e procesit të integrimit euroatlantik. PDK-ja ka kapacitetin dhe vizionin për ta çuar Kosovën përpara”, deklaroi Kryetari Krasniqi.

    Nga ana e tij, kandidati për Kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, ritheksoi përkushtimin e tij për të jetësuar vizionin për një Kosovë më të zhvilluar dhe më të mirë për të gjithë qytetarët e saj.

    Në përfundim të mbledhjes, Partia Demokratike e Kosovës shprehu qëndrimin se vendi duhet të ketë sa më parë institucionet e reja, në mënyrë që të adresohen çështjet kyçe për qytetarët dhe të ecet përpara në përmbushjen e prioriteteve shtetërore.

    Para mbledhjes së Kryesisë, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka takuar sot të gjithë deputetët e zgjedhur të PDK-së në një drekë pune. Gjatë takimit, ata kanë diskutuar në mënyrë të detajuar për përgatitjet dhe qëndrimet e partisë në lidhje me seancën konstituive të 15 prillit, duke u fokusuar në hapat e ardhshëm dhe prioritetet e grupit parlamentar.

    Zyra për Informim

    Partia Demokratike e Kosovës.

    Nga Rubrika
    Lajme05 Prill 2025
    Protestë Qytetare Kundër Rritjes Së Çmimit Të Energjisë Elektrike! Asnjë cent më shumë’’, ishte pankarta kryesore që protestuesit e mbanin sot në...
    Lajme05 Prill 2025
    Shtatorin e vitit të kaluar, policia pati gjetur një plantacion narkotikësh në fshatin Sferkë të Klinës. Në atë rast u pat konfiskuar...
    Lajme05 Prill 2025
    Një aksident i rëndë duket se ka ndodhur në magjistralen Vushtrri-Mitrovicë. Në pamjet e ndara në rrjetin social Facebook, shihet se në...
    Të tjera
    Lajme05 Prill 2025
    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, i është bashkuar sot protestës kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike. Berisha...
    Lajme05 Prill 2025
    Aktivisti Besnik Shabiu nga “Asnjë cent më shumë”, i ka bërë të ditura edhe një herë kërkesat e qytetarëve lidhur me çmimin...
    Lajme05 Prill 2025
    Protesta kundër shtrenjtimit të rrymës është duke u zhvilluar para objektit të Qeverisë, ashtu siç ka qenë e paralajmëruar. Një nga organizatorët...
    Lajme05 Prill 2025
    Ka vdekur ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haki Limani, i njohur si komandant “Plaki”. Bëhet e ditur se varrimi i të...
    Lajme05 Prill 2025
    Qytetarët janë mbledhur në sheshin ‘‘Skënderbe’’ për protestën që është thirrur kundër shtrenjtimit të rrymës. Pjesëmarrësit shihen të mbajnë pankarta me mbishkrime...
    Bota/Rajoni05 Prill 2025
    Kina ka ndërmarrë dhe do të vazhdojë të ndërmarrë hapa për të mbrojtur sovranitetin, sigurinë dhe interesat e saj, tha Ministria e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.