×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    PDK në ditët e ardhshme diskuton nëse do të qëndrojë në sallë kur të votohet Presidenti

    FrontOnline
    15 Mars 2021

    Pas shumë vitesh, udhëheqja e PDK-së dhe e Lëvizjes Vetëvendosje janë ulur në takim për të biseduar se si do t’ia bëjnë për formimin e institucioneve, të cilën do ta bëjë LVV-ja, si fituese e zgjedhjeve. Enver Hoxhaj tregon se çka foli me Kurtin e Osmanin, raporton Front Online.

    Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka folur pas takimit me kandidatin për kryeministër, Albin Kurtin dhe kandidaten për presidente, Vjosa Osmanin, që zgjati për më shumë se një orë.

    “Ne kemi nevojë për liderë institucionale që e bashkojnë skenën politike”, ka thënë Hoxhaj.

    Ai thotë se ky takim ishte i pari mes pozitës së ardhshme dhe opozitës për formimin e institucioneve, e tregon se me Kurtin e Osmanin bisedoi për zgjedhjen e Presidentit.

    “Para se të shkojë në një qasje më specifike se çka kemi diskutuar, më lejoni të ju kujtojë se pas 10 vitesh, ky është takimi i parë që ndodhë dhe komunikim normal mes qeverisë së ardhshme dhe opozitës dhe kjo ndodh falë kulturës politike të PDK-së dhe qasjes sonë që përmes dialogut do të mund të japim secili prej nesh kontributin tonë për krijimin e institucioneve të reja”, ka thënë u.d i kryetarit të PDK-së.

    “Për herë të parë, qeveria dhe opozita janë takuar për të biseduar për procesin e formimit të institucioneve, konkretisht zgjedhjes së presidentit”, shton ai.

    Kjo, thotë Hoxhaj, ka ndodhur vetëm kur PDK-ja ishte në pushtet dhe e kishte takuar shefin e atëhershem të opozitës, Isa Mustafa, për ta zgjedhur Atifete Jahjagën presidente.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti, thotë se komuna që ai e udhëheq do ta respektoj vendimin që doracakët e lëndës “Edukimi Seksual”...
    Ekonomi15 Nëntor 2024
    Vendimi i qeverisë për të rritur pagat në sektorin publik nga janari i vitit 2025 ka shkaktuar pakënaqësi ndër qytetare, për siç...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Në kohën kur gjykimi në rastin e krerëve të UÇK-së është intensifikuar dukshëm, dëshmitarët po vazhdojnë dëshmitë e tyre para trupit gjykues....
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    Komuna e Prishtinës ka akuzuar Ministrinë e Kulturës se pa lejen e saj dhe pa njoftuar asnjë përgjegjës ka prerë pishat rreth...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Të paktën në 22 shtete të ndryshme të botës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka paraparë të hapë nga një kuti postare,...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Personi që u gjet i vdekur në Prishtinë, është familjar i politikanit Adem Grabovci. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai,...
    Sport15 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Kosovës sonte e zhvillon një ndeshje shumë të rëndësishme. “Dardanët” përballen me Rumaninë në Bukuresht, në përballjen për vendin e...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Nga e premtja e datës 15 Nëntor, Comodita Home sjell eventin më të madh botëror të zbritjes Black Friday, me oferta spektakolare...
    Kronika15 Nëntor 2024
    Zyrtarja e një banke në Mitrovicë, ka njoftuar se janë deponuar 100 euro para të falsifikuara. Në raportin e policisë është bërë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.