×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK kritikon buxhetin e propozuar për vitin e ardhshëm: Pothuajse i njejtë me atë të vitit 2019

    FrontOnline
    30 Tetor 2020

    Avni Bytyçi, zëdhënës i PDK-së, thotë se në takimin e Qeverisë u propozua pothuajse i njejti buxhet si në vitin 2019.

    Bytyçi thotë se argumenti i ministres së Financave, Hykmete Bajrami se rritja ekonomike më 2021 do jetë mbi 5% është bast më i rrezikshëm se fjalët e ish ministrit Besnik Bislimi për uljen e papunësisë.

    Ai shkruan se kjo qeveri përveç që po vjedh paratë nga thesari po na e fyen logjikën e shëdoshë me këto propozime.

    “Institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare (BB dhe FMN) kanë paralajmëruar një tkurrje të ekonomisë së Kosovës deri në -8.8% të BPV-së, ndërsa odat ekonomike na kanë njoftuar se humbjet e ekonomisë së Kosovës, janë mbi 1.2 miliard euro në sektorin privat deri në këtë fazë“, shkruan Bytyçi.

    Postimi i tij i plotë:

    Sot, në një takim të Qeverisë, paskan propozuar buxhet prej 2.4 miliardë euro. Pothuajse i njëjti buxhet si për vitin 2019.

    Vetëm se këtu e kemi një problem, ne jemi në mes një pandemie globale dhe një recesioni global ekonomik që nuk ka shtet të pa prekur.

    Sipas ekspertëve shëndetësorë, pandemia do të zgjas më së paku deri në verën tjetër me parashikimin më optimist, ndërsa rehabilitimi i ekonomisë globale, fillon më së largu në mes të vitit 2021.

    Argumenti i Ministrisë së Financave, të znj. Hykmete se rritja ekonomike për vitin 2021 do të jetë mbi 5% është një bast më i rrezikshëm se sa budallallëku i ish ministrit Besnik Bislimi për uljen rekord të papunësisë gjatë pandemisë. Rritja “V” i ekonomisë në rrethanat aktuale e me këtë trend është jo-real. E sidomos i paqartë është argumenti se 16% e rritjes (tek 5% BVP-së për vitin 2021) buron nga investimet, ndërsa në propozimin zyrtarë shohim rreth 120 milion euro më pak në kategorinë e investimeve kapitale.

    Kjo qeveri, jo vetëm që po na i vjedh paratë nga thesari, por edhe po na e fyen logjikën e shëndoshë me këto propozime.

    Përndryshe, institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare (BB dhe FMN) kanë paralajmëruar një tkurrje të ekonomisë së Kosovës deri në -8.8% të BPV-së, ndërsa odat ekonomike na kanë njoftuar se humbjet e ekonomisë së Kosovës, janë mbi 1.2 miliard euro në sektorin privat deri në këtë fazë.

    Në këto momente, bota është duke u mbyllur prapë, për shkak të pandemisë, ndërsa tregjet botërore janë në rënie të lirë, ndërsa ekonomitë e vendeve më të fuqishme janë në tkurrje e sipër.

    Andaj, z. Kryeministër, ku do t’i merreni këto para, edhe nëse ky propozim është i zbatueshëm pse atëhere mungojnë investimet e mëdha kapitale për vitin 2021?

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas ndërprerjes së ndeshjes mes Kosovës dhe Rumanisë në Bukuresht. Ndeshja është ndërprerë pas thirrjeve...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Inspektorati i Punës, ka kryer kontrolla në pompat e derivateve dhe lokaleve të masazheve. Kryeinspektori i Inspektoratit Qendror të Punës, Hekuran Nikçi...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Deputetja e parlamentit të Suedisë, Helena Bouveng dhe ambasadori suedez në Prishtinë, Jonas Westerlund, kanë deklaruar se Kosova do ta ketë mbështetjen...
    Të tjera
    Sport15 Nëntor 2024
    Lojtarët e Kosovës kanë vendosur të lëshojnë fushën pas provokimeve dhe thirrjeve raciste nga tifozët ultras të Rumanisë kur ndeshja ishte në...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi i ka kërkuar falje vëllait të Xhenetës, Xhaferit, lidhur me deklaratën e tij për familjen, dhe ia ka falur! “Hallall ta...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi ka përqafuar Xhenetën dhe vëllain e saj që erdhi në shtëpinë më të famshme në vend. Të dy ia pranuan kërkimfaljen...
    Vip15 Nëntor 2024
    Vëllai i Xhenetës, Xhaferi, ka hyrë brenda shtëpisë më të madhe në vend duke iu drejtuar Xuxit për fjalët që ky tha....
    Vip15 Nëntor 2024
    Vëllai i Xhenetës, Xhaferi, ka hyrë në shtëpi për të takuar motrën e tij. Xheneta ishte e ngrirë me komandë nga ‘Vëllai...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi ka kërkuar falje Xhenetës lidhur me deklaratën e tij për familjen kësaj të fundit. Xuxi, i cili i ka thënë Xhenetës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.