×
  • Front TV
  • Front TV

    PDK-ja – VV-së: Nënshkrimet për rrëzimin e Hotit kërkoni te Vjosa

    FrontOnline
    23 Tetor 2020

    Partia Demokratike e Kosovës po e sugjeron Lëvizjes Vetëvendosje që nënshkrimet për thirrjen e seancës për mocionin ndaj Qeverisë “Hoti”, t’ia kërkoj kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmanit.

    Si parti janë të gatshëm të votojnë pro rrëzimit të kryeministrit Avdullah Hoti, por që nënshkrimet nuk i japin. Këtë e ka thënë në një intervistë për Front Online, deputeti i PDK-së, Sejdi Hoxha.

    “Ne i bëjmë thirrje VV-së që t’ i siguroj 40 nënshkrime, ta kontaktoj Kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmanin dhe disa deputetë brenda LDK-së, të cilët janë të pakënaqur me këtë Qeveri të dështuar, dhe në momentin që i sigurojnë votat në Kuvend ata do t’i kenë edhe votat e PDK-së”, ka thënë Hoxha.

    PDK-ja nuk e voton Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike në lexim të dytë

    Sa i përket Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike i cili kaloi në lexim të parë në Kuvend, deputeti Sejdi Hoxha ka treguar se si PDK nuk  kanë ndërruar qëndrim dhe nuk do ta votojnë as në lexim të dytë.

    “Kjo Qeveri e ka për obligim që t’i bëjë numrat dhe t’a kaloj këtë Pako Fiskale edhe në leximin e dytë, PDK-ja e ka pakon e vet fiskale që konsideron që është më e mira e mundshme për t’i ndihmuar bizneset dhe qytetarët dhe ne ende qëndrojmë prapa pakos tonë që e kemi dorëzuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Hoxha për Front Online.

    Deputeti Hoxha: Shkarkimi i Qalajt lidhet me rastin e Haki Rugovës

    Ditë më parë u shkarkua nga pozita drejtori i Policisë, Rashit Qalaj, Drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj dhe drejtori i Doganës, Ibrahim Xhaka nga Qeveria e Kosovës. Deputeti Hoxha tha se me këto shkarkime LDK-ja ka dashur t’i bëjë trysni organeve të drejtësisë për arrestimin e nënkryetarit të tyre, Haki Rugova.

    “Çështja e shkarkimit të drejtorit të Policisë lidhet kryekëput me arrestimin e nënkryetarit të LDK-së, gjegjësisht kryetarin e Istogut z.Haki Rugova. LDK-ja në këtë rast ka bërë veprim inatqorë,  jo të ligjshëm  dhe është munduar të përçoj mesazhe te drejtësia në Kosovë, që në çoftëse dikush merret me ne jemi në gjendje të marrim veprime politike”, ka thënë Hoxha për Front Online.

    Deputeti i PDK-së e pranon se partia e tij ka abuzuar me procesin e privatizimit

    Kuvendi i Kosovës ka themeluar Komisionin Hetimorë për Privatizim në të cilin po intervistohen akterë të ndryshëm të këtij procesi.

    Anëtari i këtij komisioni nga radhët e PDK-së, Sejdi Hoxha për Front Online ka thënë se do të vërtetohet se ka emra të cilët kanë keqpërdorur me këtë proces nga të gjitha partitë.

    “Opinioni do të habitet me emrat të cilët do të dalin që kanë privatizuar e që janë nga partitë e tjera politike”, ka thënë ai.

    Deputeti Hoxha e pranon se edhe pjesëtarë të kësaj partie kanë abuzuar me këtë proces.

    “Opinioni do ta kuptoj që nuk ka qenë vetëm PDK-ja ajo që ka privatizuar, por ka shumë raste që abuzues kryesorë janë politikan, persona apo individ të cilët kanë lidhje me partitë politike në Kuvend. Ne e kemi thënë edhe më herët që nuk do të amnistojmë asnjë individ edhe brenda PDK-së por nuk do ta bartim  faturën as për procesin e privatizimit, as për kapjen e shtetit, as për kapjen e gjyqësorit të prokurorisë e as të policisë”, ka thënë ai.

    Nga Rubrika
    Front TV15 Nëntor 2024
    Kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti, thotë se komuna që ai e udhëheq do ta respektoj vendimin që doracakët e lëndës “Edukimi Seksual”...
    Front TV14 Nëntor 2024
    Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës të enjten ka mbajtur protestë para objektit të Ministrisë së Shëndetësisë, ku kanë paraqitur disa...
    Front TV13 Nëntor 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, gjatë ditës së sotme ka bërë të ditur se në fund të këtij muaji do të hyjë...
    Të tjera
    Lajme18 Nëntor 2024
    Oda Ekonomike e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Odën Ekonomike të Dubait. Kjo u bë me ndërmjetësimin e Ambasadës së Kosovës...
    Lajme18 Nëntor 2024
    KFOR-i ka publikuar pamje nga patrullimet rutinore në pjesën kufitare në veri, përkatësisht në Leposaviq. Ushtarët nga Latvia janë parë me armë...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski tha se zëvendësi i tij, Ivan Stoilkoviq, i cili e konsideron Kosovën “djep të Serbisë”...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve kanë arrestuar sot një zyrtar policor me dyshimin se i njëjti ka...
    Vip18 Nëntor 2024
    Gresa ka triumfuar në Sfidën e Kapitenit të organizuar nga Heb’s teksa patën lojën ‘Burrec mos u zemëro’. Kësisoj, ajo me të...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Sekretari organizativ i AAK-së, Gazmend Syla ka thënë se në vend se arrestimi i ushtarëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut ta...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.