×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK-ja se merr seriozisht iniciativën e VV-së për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë “Hoti”

    FrontOnline
    20 Tetor 2020

    Po bëhen më shumë se dy muaj prej kur Lëvizja Vetëvendosje njoftoi zyrtarisht që ka nisur mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së udhëhequr nga Avdullah Hoti.

    Edhe pse kjo parti, më 6 gusht të këtij viti njoftoi se i ka votat e Grupit Parlamentar të VV-së, për rrëzimin e Qeverisë, atyre po u duhet edhe mbështetja e partisë së dytë opozitare, pra Partisë Demokratikë të Kosovës, shkruan Front Online.

    Ndonëse VV-ja pati ftesë publike për PDK-në, për t`i dhënë votat për këtë mocion, këta të fundit nuk po e marrin seriozisht ftesën e VV-së.

    Deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi, tha për Front Online, që kjo iniciativë e VV-së për rrëzimin e Qeverisë “Hoti”, është shoë mediatik.

    “ Ne e kemi të përcaktuar qartë qëndrimin e partisë sonë. Jemi deklaruar më parë dhe nuk kemi ndryshuar qëndrim e as deklaratat që i kemi pasur . Ky mocion është një iniciativë e llojit të show-it mediatik për faktin se për këtë iniciativë nuk janë konsultuar me askënd“, ka thënë deputeti.

    Ndër të tjera Gashi foli edhe për diskutimet që janë bërë brenda PDK-së për mocionin.

    “Ata thjeshtë neve për t`ua dhënë nënshkrimet na kanë ftuar përmes mediave. Kështu ne nuk e kemi parë shumë serioze këtë iniciativë dhe përkundrazi ne e kemi parë që ky ka qenë zotim i tyre më shumë për konsum ditor dhe për me shpërfaq politikën e tyre mediatike që e kanë zakonisht. Kështu ne si të tillë nuk e kemi marrë serioze “, ka deklaruar ai.

    Të njëjtën gjë e ka pohuar edhe deputeti tjetër i PDK-së, Ferat Shala.

    Ai tha për Front Online, se çështja e mocionit nuk ka qenë asnjëherë temë diskutimi brenda partisë.

    “Jo. Kjo nuk ka qenë asnjëherë temë e diskutimit brenda partisë dhe as nuk e kemi për temë aktualisht. Çfarë thonë ata është çështje e politikës ditore, por nuk kemi ndonjë qëndrim as konsultim brenda partisë për këtë çështje“, ka thënë Ferat Shala për Front Online.

    Në ndërkohë më herët nga zyrtarë brenda PDK-së, është potencuar se mocioni do të votohet nga PDK-ja në rast se i njëjti vie për votim në Kuvend.

    Por, nga kjo parti është theksuar se këto vota nuk do të jepen para seancës që do të ftohet pikërisht për këtë çështje. /Front Online.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Të dielën PDK do të mbaj konferencë për media Sipad njoftimit, konferenca do mbahet në selinë e PDK-së në ora 13:00, shkruan...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e mëngjesit ku do të ketë vranësira...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka folur për rastin e rrahjes së ish-kreut të Listës Serbe, Goran Rakiq. Rashiq ka...
    Të tjera
    Sport16 Nëntor 2024
    Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pjesa e parë në takimin mes Shqipërisë dhe Çekisë që po luhet në kuadër të...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish shefi i stafit të kongresistit amerikan, Eliot Engel, dhe bashkautor i një raporti për Kosovën, Jason Steinbuam, ka shprehur qëndrimin se...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën “Ahmet Kaçiku”. Rastin...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Lideri i LDK’së dhe njëherësh kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku është shprehur falënderues për atmosferën e paharueshme sonte në Istog. Ai shtoi...
    Sport16 Nëntor 2024
    Rikthimi i Mike Tyson në ring pothuajse 20 vjet pas luftës së tij të fundit profesionale shkoi siç pritej për 58-vjeçarin, pavarësisht...
    Sport16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë është duke luajtur ndaj Çekisë në UEFA Nations League, raundi i pestë. Kujtojmë që ndeshja është duke u zhvilluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.