Partia Demokratike e Kosovës ka shprehur ngushëllime për vdekjen e e hershme të Labinot Aliajt nga Istogu.
Aliaj ishte aktivist dhe anëtar i PDK-së si dhe asamblist në Kuvendin Komunal të Istogut.
“Lajmi për vdekjen e papritur të Labinot Aliajt na ka tronditur dhe pikëlluar të gjithëve në Partinë Demokratike të Kosovës. Aktivisti e anëtari jonë i devotshëm, si dhe asamblisti i përkushtuar në Kuvendin Komunal të Istogut nga radhët e partisë sonë, ishte shembull për angazhimin në të mirën e qytetarëve. I edukuar, punëtor, i palodhshëm dhe me sjellje shembullore, Labinoti do të kujtohet gjithmonë nga të gjithë ne.
Partia Demokratike e Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Aliaj! Dritë pastë shpirti i bardhë i tij!”, thuhet në postimin e tyre në Facebook.