Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Gazmend Bytyçi, ka deklaruar se Komisioni hetimor për privatizim është krijuar me inciativën e partisë së tij, dhe është formuar me arsye që të hetohet çdo padrejtësie që bëhet në procesin e privatizimit.
Bytyçi përmes një konferece për media të hënën, ka thënë se PDK-ja synon të hetohen edhe organet e drejtësisë, ndërsa deputeti Sejdi Hoxha, ka thënë se pjesë e intervistimit në Komision hetimor të privatizimit do të jenë edhe figura të njohura.
“Po punojmë shumë dhe jemi të bindur që publiku do të befasohet sepse fajtorët më të mëdhenjtë janë ata që e kanë kritikuar këtë proces. Për të qenë më transparent, i kemi bërë publike raportimet edhe për media dhe ftojmë qytetarët që të raportojnë çdo padrejtësi që ata e kanë”, ka thënë Hoxha.
Tutje, deputeti i PDK-së ka deklaruar se sot do të intervistohen dy dëshmitarë, ndërsa PDK-ja thotë se do të mbetet e përkushtuar në luftimin e dukurive negative.
https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/2785267551750538/