Pavarësisht rritjes së numrit të rasteve me Covid-19, dhe apelit të institucioneve shëndetësore të Kosovës që të mos ketë grumbullim, partitë politike po vazhdojnë të mos i respektojnë masat.
Tubimet që po mbahen për të siguruar vota në zgjedhjet e 14 shkurtit nga partitë politike po jenë të mëdha dhe aty po shihen me qindra persona, duke mos u respektuar asnjë masë.
Së fundi për këtë gjë me 2 mijë euro nga inspekcioni i Komunës së Prishtinës është dënuar edhe Partia Demokartike e Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, drejtori i inspekcionit, Adonis Tahiri.
“Askush mbi ligjin!
Grumbullim i më shumë personave sesa lejohet;
Maska jo;
Distancë jo;
Gjobë po!”, ka shkruar Tahiri në Facebook./FrontOnline/
https://www.facebook.com/adonis.tahiri/posts/10224533452786439