Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është gjobitur nga inspekcioni i Komunës së Prishtinës me 2 mijë euro për mosrespektim të masave anti-Covid, raporton Front Online.
Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Inspekcionit në këtë komunë, Adonis Tahiri.
Ai tha se askush nuk është mbi ligjin, derisa është paralajmëruar se gjobat për takimet që partitë zhvilluan në vikend do të bëhen të ditura sot./Front Online/