Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një emisioni televiziv ka folur për zhvillimet e fundit në vend, mundësin e shkuarjes në zgjedhje nëse nuk arrihet një konsensus për postin e presidentit dhe aktakuzat nga Gjykata Special.
Hoxhaj tha se, me ngritjen e aktakuzave nga Gjykata Speciale, PDK-ja ka qenë partia më e goditur në vend.
“Varet se për çfarë po flasim, nëse është fjale për zgjedhjen e presidentit e kemi një qëndrim të qartë, raporti jonë me Qeverinë është I ditur, ajo që është evidente pas konfirmimit të aktakuzave del se PDK-ja është ma e goditur dhe përkundër kësaj goditje ne mendojmë se duhet të jemi në interes të vendit, ne jemi në opozitë, krizat janë pasojë e keqqeverisjes dhe mungesës së kapacitetit të partive që e kanë drejtuar Kosovën që nga fillimi i këtij vitit”, tha ai.