Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka ironizuar me Ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliun, meqenëse nuk po merr pjesë në seanca.
Në seancën e sotme, Musliu ka vendosur një fotografi të Veliut në vendin ku ulet dhe ka lutur të gjithë ata që e shohin që t’i tregojnë se e ka obligim ligjor të vij e të raportoj.
“Kërkohet Ministëri i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu! Lusim qytetarët që nëse e takojnë këtë përson ti tregojnë se e ka obligim ligjor të vij të raportoj në Kuvend”, ka shkruar Musliu.
https://www.facebook.com/GanimeteMusliuOfficial/posts/1386117555053618