Nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e kanë ritheksuar qëndrimin e tyre se do e përkrahin rrëzimin e Qeverisë që për drejtim ka Avdullah Hotin e LDK-së.
Sekretari i kësaj partie, Betim Gjoshi për GazetaBlic ka deklaruar se në rast se Vetëvendosje e procedon në Kuvend mocionin, PDK do ta përkrahë atë.
Gjoshi ka deklaruar si PDK-ja nuk do t’i bashkohet Qeverisë Hoti.
“Të gjitha subjektet e dinë se si rrëzohet një qeveri. Për ta rrëzuar një qeveri duhet 61 vota në Kuvend. Ne s’kemi parë ndonjë seriozitet nga Lëvizja Vetëvendosje. Ne iu kemi thënë që kurdo që ata dorëzojnë një mocion në Kuvend do e përkrahim, por kjo nuk varet as nga ne e as nga VV, pasi duhet të bashkohet edhe një partner i koalicionit t’i bashkohet kësaj iniciative”, ka thënë ai.