×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK e hapur për dialog – qeveria e re duhet të vijë nga opozita e djeshme

    FrontOnline
    07 Maj 2025

    Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt të Kryesisë për të diskutuar zhvillimet e fundit politike, bllokadën institucionale, si dhe propozimet e iniciativat politike aktuale.

    PDK vlerëson se vendi ndodhet në një krizë të thellë institucionale, si pasojë e sjelljes së papërgjegjshme politike të koalicionit që ka dalë i pari në zgjedhje, por i cili në mungesë të shumicës parlamentare po vazhdon ta mbajë peng Kosovën.

    “Në këtë situatë, çdo iniciativë që synon zgjidhjen e bllokadës, meriton të dëgjohet dhe diskutohet. Për këtë arsye që nga përfundimi i zgjedhjeve të 9 shkurtit, Partia Demokratike e Kosovës ka zhvilluar takime me të gjitha partitë politike parlamentare – përfshirë edhe Lëvizjen Vetëvendosje, ndonëse e konsiderojmë atë përgjegjëse kryesore për krizën aktuale. Ky angazhim është shprehje e bindjes sonë se dialogu dhe bashkëpunimi janë rruga e vetme për të dalë nga krizat politike dhe për të rikthyer normalitetin institucional.”

    PDK shprehet se në të kaluarën, as sot dhe as në të ardhmen, ne nuk do të shmanget nga çfarëdo takimi në interes të qytetarëve.

    “Në këtë frymë, konsiderojmë se Presidentja e Republikës, si institucion mbi-partiak dhe me mandat legjitim, mund të ndërmarrë hapat e nevojshëm për thirrjen e një takimi me të gjitha subjektet politike parlamentare. Një tryezë gjithëpërfshirëse, mund të jetë hapi i duhur për gjetjen e rrugëdaljes nga kriza institucionale. PDK angazhohet dhe është e bindur se zgjidhja më e mirë për vendin është formimi i një qeverie të re, e përbërë nga partitë që në mandatin e kaluar kanë qenë në opozitë. Një qeveri që do të ndalte degradimin institucional, do ta nxirrte Kosovën nga izolimi ndërkombëtar dhe do të zbatonte politika zhvillimore për të gjithë qytetarët, pa dallim. Me një listë të dakorduar të prioriteteve shtetërore, të cilat do ta rikthenin Kosovën në rrugën e duhur të zhvillimit dhe të integrimit euroatlantik.”, thuhet në njoftimin e PDK-së pas mbledhjes.

    Njëkohësisht, PDK i bëri thirrje koalicionit VV – GUXO – Alternativa që të mos abuzojë edhe më tej me të drejtën kushtetuese për propozimin e kandidatit për Kryetar të Kuvendit, por, të pranojë ri realitetin politik dhe të reflektojë për të mos e mbajtur peng edhe më tutje shtetin për interesa të ngushta partiake.

    “Kosova ka nevojë për institucione funksionale sa më parë. PDK mbetet e angazhuar për të dhënë kontributin e saj në një proces demokratik dhe kushtetues që çon drejt zgjidhjes. Kosova meriton ma shumë. Kosova mundet ma mirë!”, thuhet në në njoftim.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Korrik 2025
    Kryetari aktual i Podujevës dhe kandidati i VV-së edhe për një mandat në këtë komunë, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se kandidimi i...
    Lajme11 Korrik 2025
    Në kuadër të zbatimit të planit operativ “Mbrojtja e Pyjeve 2025”, sot njësitet policore të Ferizajt kanë realizuar një aksion në terren,...
    Lajme11 Korrik 2025
    Në Seancën e 45-të të Kuvendit të Kosovës, që ka dështuar edhe këtë herë, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra,...
    Të tjera
    Lajme11 Korrik 2025
    Zotëri i parë, Prindon Sadriu, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, edhe pse kanë kaluar 30 vite nga gjenocidi në...
    Lajme11 Korrik 2025
    Komuna e Prishtinës ka ndërmarrë masa për rregullimin e parkingjeve në kryeqytet, për shkak të numrit të madh të tyre pa leje...
    Lajme11 Korrik 2025
    Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar për Gazetën Express se gjatë një aksioni të sotëm në Pejë kanë arritur...
    Lajme11 Korrik 2025
    Qeveria në detyrë e Kosovës, përmes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka ndarë një shumë marramendëse prej afro 5 milionë eurosh...
    Lajme11 Korrik 2025
    Pas vdekjes së Agon Zejnullahut, 27-vjeçarit që ndërroi jetë në Lipjan gjatë një ndërhyrjeje policore, kanë nisur debatet e para publike mbi...
    Sport11 Korrik 2025
    Futbollisti i njohur Yll Hoxha ka konfirmuar largimin e tij nga FC Suhareka pas dy sezonesh të suksesshme me klubin. Mbrojtësi i...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.