PDK dhe Lëvizja Vetëendosje sfidojnë Listën Serbe në veri të Mitrovicës
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) karakterizohen për rivalitetin me njëra tjetrën, sidomos të kësaj të fundit me të paren.
Të dy këto parti do të mundohen t’ia marrin pushtetin Listës Serbe në veri të Mitrovicë në zgjedhjet që mbahen më 29 nëntor, shrkuan Gazeta Express.
Lëvizja Vetëvendosje do të garojë kandidatin Erden Atiq, që do ta ketë numrin 121, kandidat i pavarur është Dustan Miloneviq me numrin 122, Lista Serbe garon me kandidatin Milan Radojeviq që do ta ketë numrin 123 dhe Partia Demokratike e Kosovës me Florent Azemin, që do ta mbajë numrin 124.
Edhe vitin e kaluar, LVV dhe PDK kishin kandiduar në zgjedhje atje, ndërsa ish-kryeministri Albin Kurti lëshonte kritika të mëdha për PDK-në, duke e barazuar me Listën Serbe. Ai thoshte se Lista Serbe e PDK-ja nuk garojnë me një kandidat të përbashkët por kanë politika të përbashkëta.
“Më datën 19 maj do të mbahen zgjedhjet e pjesshme në komunat në veri. Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme dhe i kemi vetëm dy alternative, Lista Serbe dhe PDK ose Vetëvendosja. Lista Serbe dhe PDK-ja nuk janë me kandidat të përbashkët por kanë politika të përbashkëta”, kishte thënë Kurti.
Pas zgjedhjeve, ai ishte ankuar te organizatat ndërkombëtare se Lista Serbe kishte vjedhur vota.
‘’Zingjir negative që ka lidhur duart e qytetarëve serbë në Kosovë. Organizatat ndërkombëtare dijnë më mirë se unë se cka ka ndodh në zgjedhjet e tetorit për vjedhjen e votave nga Lista Serbe, dhe duhet ta adresojnë këtë organizatat ndërkobmëtare’’, kishte thënë Kurti.