×
  • Lajme
  • Lajme

    Pazaret e narkotikëve/ Më shumë se tri grupe kriminale po ekzekutojnë njëri-tjetrin në Shqipëri dhe në botë

    FrontOnline
    04 Janar 2021

    Kanabisi sjellë fitime të paligjshme për një pjesë të madhe të shoqërisë në Shqipëri, duke filluar  nga fshatarët që kultivojnë bimën e deri tek grupet e krimit të organizuar që e transportojnë atë jashtë kufijve dhe e shesin në vendet e Bashkimit Evropian (BE).

    Në kulmin e kultivimit, periudhën 2016–2017, llogaritet se kanabisi solli 2.2 miliardë euro.

    Kështu thuhet në raportin e Nismës Globale Kundër Krimit të Organizuar me titull: “Prurjet Financiare të Paligjshme në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut”, i botuar në gusht të vitit 2020. Aty potencohet fakti se kanabisi i kultivuar në Shqipëri trafikohet përtej kufirit në Kosovë për përdorim të brendshëm dhe për transportim në vendet e Bashkimit Evropian. Krahas kësaj, e njëjta bimë, kalon në Maqedoninë e Veriut, prej nga kryesisht më pas orientohet drejt tregjeve turke, bullgare dhe rumune.

    Ekspertë të sigurisë në Shqipëri kanë deklaruar për “Front Online” se trafiku i narkotikëve në Shqipëri ka pasur një hov në dekadën e fundit. Kjo, sipas tyre, është theksuar edhe më tepër gjatë qeverisjes së kryeministrit aktual, Edi Rama. Grupet kriminale, siç thonë njohësit, janë bërë më të sofistikuara, madje edhe sesa vetë organet ligjzbatuese. Policia, Prokuroria dhe SHISH – Shërbimi Informativ Shqiptar janë një hap prapa tyre si në infrastrukturën logjistike ashtu edhe në burimet njerëzore.

    Lavdrim Lita, gazetar  – dikur edhe këshilltar i ish-Ministrit të të Brendshëm të Shqipërisë, Dritan Demiraj, deklaron për Front Online se tregu i narkotikëve në Shqipëri ka pasur një hov cilësor në dekadën e fundit. Sipas tij ka dyshime se edhe vetë institucionet e sigurisë janë infiltruar në krim të organizuar.

    “Sipas një informacioni të SHISH për krerët e Shtetit, plotë 124 zyrtarë të Policisë së Shtetit ishin përfshirë në aktivitet të narkotrafikut gjatë viteve 2015-2017. Pra, kemi një infiltrim të institucioneve nga element të krimit të organizuar”, thotë Lita.

    Lita ka shtuar se grupet kriminale shqiptare të strukturuara në Shqipëri janë të pakta, ndërsa pjesa më e madhe e tyre, siç thotë ai, veprojnë në disa shtete të Evropës si: Itali, Hollandë, Belgjikë, Angli dhe Spanjë.

    “Janë këto grupe që shpesh i qërojnë hesapet në Shqipëri me njëri-tjetrin, kur ka prishje të pazareve të narkotrafikut. Aktualisht kemi më shumë sesa tre grupe që po ekzekutojnë njëri-tjetrin në Elbasan, Vlorë dhe Durrës. Këto grupe janë të përfshira në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine në Evropë: Ekuador, Kolumbi dhe Bolivi”, shprehet Lita për Front Online.

    Mbi 2 miliardë € fitimet vjetore nga kanabisi në Shqipëri, Rama nuk i luftoi grupet kriminale

    Nga Rubrika
    Lajme12 Nëntor 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka komentuar deklaratat e Ministres së Jashtme, Donika Gërvallës, e cila opozitës dje i...
    Lajme12 Nëntor 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët. Ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar, sidomos krejtësisht në mbrëmje....
    Lajme12 Nëntor 2024
    Komentatorja politike, Shqipe Pantina, teksa ka komentuar listën zgjedhore të PDK-së, ka lavdëruar kandidatin për kryeministër, Bedri Hamzën. “Është kandidu nga PDK...
    Të tjera
    Lajme12 Nëntor 2024
    Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se Kosova ka nevojë për zhvillim dhe se për të pasur zhvillim duhet...
    Lajme12 Nëntor 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Besian Mustafa, ka folur për programin politik të ekonomisë, që LDK e shpalosi në detaje të...
    Lajme12 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës njoftoi në orët e mbrëmjes për arrestimin e dy personave të dyshuar për rastin e vrasjes që ndodhi në...
    Bota/Rajoni12 Nëntor 2024
    Miliarderi Elon Musk të martën u bë pjesë e debatit të nxehtë rreth politikës mbi emigracionin të qeverisë italiane, duke komentuar mbi...
    Lajme12 Nëntor 2024
    Deputetit të AAK-së, Bekë Berisha, i ka vdekur nëna para pak çastesh në Klinikën e Gastroenterologjisë në QKUK. Merret vesh që tashmë...
    Bota/Rajoni12 Nëntor 2024
    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i tha të hënën një zyrtari të lartë izraelit se hapat që Izraeli ka ndërmarrë për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.