Tashmë dihet se Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari janë kundërshtarët më të mëdhenj në Big Brother VIP Albania.
Ata që nga fillimi kanë pasur përplasje me njëri-tjetrin e janë përfshirë në debate të mëdha brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Së fundmi banorëve iu është dhënë një sfidë nga ‘Vëllai i Madh’ të qëndrojnë në çifte të veshur me një bluzë deri në spektaklin e së martës.
Si rastësi, Oltës i qëlloi me Luizin, gjersa kjo situatë shkaktoi të qeshura te konkurrentët e tjerë e po ashtu edhe te vetë ata.
Kjo është si një mundësi për ta pasi nëse banorët do të qëndrojnë të tillë deri në fund do të fitojnë plot 20 mijë euro.
Loja duket se është bërë pasi çmimi i madh ka rënë në 48 mijë euro për shkak të fjalëve banale e ofendimeve që kanë bërë brenda.
Pritet të shihet se si do të shkojë kjo sfidë e tyre dhe nëse do ta çojnë deri në fund.