Mbrëmë në spektaklin e Big Brother Albania VIP, Semi Jaupaj u kritikua nga banorët dhe opinionistja Balina se po ndërhyn në raportin e Donaldit dhe Borës.
Asaj iu tha që Donaldi nuk po e bën dot lojën e tij pasi po ndërhyn në çdo muhabet të Donaldit me banorët e tjerë.
Këngëtarja nuk ishte dakord me këtë gjë dhe tha se thjesht dëshiron që Bora dhe Donaldi të jenë bashkë pasi ata duhen shumë mes vete.
Për këtë ka reaguar Bora Zemani përmes disa videove të publikuara në llogarinë e saj në InstaStory. Moderatorja ka thënë se ajo është e lumtur me shoqen që ka dhe se Semi kështu është, protektive në shoqëri.
“Kjo gjë nuk ka asgjë të keqe, kur gjërat nuk bëhen me qëllim të keq”, thotë Zemani.
Ndërsa sa i përket Donaldit, Bora Zemani thotë se aty brenda po e provokojnë ish të dashurin e saj, ndërsa tregon varësen e tij që po e mban tek qafa.